LDK këmbëngul: Zgjedhjet e reja, dalje nga kjo gjendje e rëndë

Aktuale

LDK këmbëngul: Zgjedhjet e reja, dalje nga kjo gjendje e rëndë

Nga: N.H Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:50
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kohë që po i përmend zgjedhjet e reja. Sipas kësaj partie vetëm zgjedhjet mundësojnë daljen nga kriza që e ka kapluar vendin.

Këtë qëndrim e ka ripërsëritur edhe sekretari i LDK-së Ismet Beqiri. Ai nga Deçani tha se nevoja për zgjedhje të reja nacionale është ë domosdoshme për daljen nga gjendja e rëndë.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot bashkëbiseduam me Strukturat e Degës së LDK-së në Deçan, në takimin e udhëhequr nga Kryetari i Degës z. Jeton Mushkolaj.

Aktualiteti politik, keqqeverisja, puna e Kuvendit, sovraniteti i vendit, dialogu, shtimi i punës, aktivitetit tonë në teren, nevoja për zgjedhje të reja nacionale, qëndrimi i LDK-së për këto e shumë çështje tjera, ishin disa nga temat e takimit të sotëm.

Zgjedhjet e reja, dalje nga kjo gjendje e rëndë.

I.Beqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat