Arrestohet një zëvendësministër i Haradinajt

Aktuale

Arrestohet një zëvendësministër i Haradinajt

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 22:20
Qeveria Haradinaj

(E plotësuar) - Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është arrestuar për veprën penale, “Marrje e Ryshfetit” së bashku me dy persona tjerë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka thënë se arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme pas një veprimi hetimor.

“Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit  dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës se Kosovës. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se “të gjitha veprimet tjera policore do te ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”.

Musa Cena vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

***

Policia e Kosovës para pak çastesh ka arrestuar një zyrtar institucional.

Burime të mediave bëjnë me dije se i arrestuar është një nga zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal.

Zv/ministri i arrestuar është Musa Cena nga AAK-ja, ndërsa i njëjti dyshohet për veprën penale të ryshfetit.

Këtë dikaster e udhëheq Rasim Demiri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat