Thaçi bën hajgare me Agim Bahtirin për ardhjen e Shakiras: Veç mos t’na bjen Cecën e Lepa Brenën

Aktuale

Thaçi bën hajgare me Agim Bahtirin për ardhjen e Shakiras: Veç mos t’na bjen Cecën e Lepa Brenën

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 22:41
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi sonte në Oksigjen ka folur rreth jetës së tij private dhe paraqitja e tij ka qenë mjaft zbavitëse dhe ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Besim Dina e pyeti edhe rreth ardhjes së Shakiras për të kënduar në hapjen e Urës së Ibrit, gjë që e paralajmëroi para disa ditësh Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës.

Thaçi: Bile nuk e di mos po e bashkon Agimi Mitrovicën me Shakirën.

Besim Dina: Me Shakirën a me sharkia.

Thaçi: Nuk e di as unë, nashta ka mendu Sharkia e ka thënë Shakira. Veç nëse u ka përzier atyre. Ama veç mos ta bjen Cecen e Lepa Brenen’’, tha duke qeshur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat