Demarkimi i kufirit, ministri serb: Shtetet e rajonit i frikësohen zgjerimit të territoreve shqiptare - Bota Sot
Demarkimi i kufirit, ministri serb: Shtetet e rajonit i frikësohen zgjerimit të territoreve shqiptare

Aktuale

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Demarkimi i kufirit, ministri serb: Shtetet e rajonit i frikësohen zgjerimit të territoreve shqiptare

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Formimi i Ushtrisë së Kosovës vazhdon të jetë temë kryesore e skenës politike në Serbi. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin po thotë se një gjë e tillë është e papranueshme për Beogradin.

“Është edhe më shumë hipokrizi kur përfaqësues të fuqive të mëdha të cilat përkrahin këtë Ushtri, thonë se kjo është një mundësi e mirë e serbëve që të bëhen pjesë e Kosovës multietnike. Për ne formimi i një ushtrie paramilitare është e papranueshme”, ka thënë Vulin për SETimes.

Sipas Vulin, KFOR-i është dhe mbetet faktori kryesor për ruajtjen e paqes në Kosovë, dhe formimi i Ushtrisë është i panevojshëm.

Vulin foli edhe për mundësinë e demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të marrëveshjes përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se sipas tij një proces i tillë do të përforcojë pozicionet e Serbisë.

“Sa më shpejtë që të arrijmë demarkimin e kufirit me “Shqipërinë e Madhe”, aq më shpejtë do të jemi në gjendje që të ndalim zgjerimin e saj si dhe të forcojmë pozitën tonë. Procesi i zgjidhjes për serbët do të fillojë kur të ndahemi me shqiptarët. Është koha për Serbinë që të mendojë vetëm për vete dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Vulin tutje tha se ideja e ndryshimit të kufijve kundërshtohet më së shumti nga shtetet e regjonit të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, të njëjtat tani janë të frikësuara nga krijimi i “Shqipërisë së Madhe” përgjatë territoreve të tyre.

E siç thotë ai, kjo është arsyeja pse politikanë nga Shqipëria dhe Maqedonia po kërkojnë nga Beogradi heqjen dorë nga interesat e veta në mënyrë që të justifikojnë ndryshimin e kufinjve në territoret e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test