Avokati shqiptar: Kaq ushtarë duhet t’i ketë armata e Kosovës, për t’u njohur nga Beogradi

Aktuale

Avokati shqiptar: Kaq ushtarë duhet t’i ketë armata e Kosovës, për t’u njohur nga Beogradi

Nga: A.Zh Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:57
FSK

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar në lidhje me miratimin e pakos së ligjeve, të cilat i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se vetëm ushtria si armatë moderne me 40 mijë ushtarë, i jep Kosovës njohjen nga Beogradi, përcjell Bota sot.

Ngjela ka theksuar nevojë që edhe Shqipëria të formojë sa më shpejt armatën e saj, për mbrojtjen e territorit.

Avokati ka theksuar se situata në Ballkanin Perëndimor është në një konflikt në rritje, për shkak të konkurrencës Amerikë-Rusi në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Është politika amerikane që po kërkon ta ngrejë Shqipërinë dhe Kosovën si aks politik kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe është politika ruse që këtë po kërkon ta bëjë me Serbinë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Image
Spartak Ngjela

Vetëm ushtria e Kosovës si armatë moderne dhe me 40 mijë ushtarë, i jep Kosovës njohjen nga Beogradi. Kosova e vendosi ngritjen e ushtrisë me 101 vota në Parlamentin e saj.

Po Shqipëria?

Duhet edhe Shqipëria të formojë sa më shpejt armatën e saj.

l.
E gjithë trazira në Ballkanin Perëndimor vjen nga fakti që të dy shtetet shqiptarë nuk kanë ushtritë e tyre. 

Pa ushtri nuk mund të ketë as pavarësi të sigurt dhe as politikë reale. Të dy shtetet shqiptarë janë pa ushtri. Si shpjegohet kjo?

Kosova është shtet i ri dhe sigurisht që ka qenë dhe është nën suzerenitet ndërkombëtar dhe i mbrojtur nga UNMIK-u.

Por ka ardhur koha e sovranitetit. Sovranitet pa ushtri kombëtare nuk mund të ketë për Kosovën. Ajo duhet ngritur sa më shpejt që të jetë e mundur.

ll.

Edhe Shqipëria është pa armatën e saj. Si ka mundësi? Aktualisht nuk duhet të merremi me analiza: Shqipëria duhet të ngrejë menjëherë armatën e saj të kompletuar për mbrojtjen e territorit.

Kohët kanë ndryshuar. Gjendja dhe situata në Ballkanin Perëndimor është në një konflikt në rritje. Rritja e konfliktit vjen si pasojë e konkurencës ndërkombëtare Amerikë- Rusi në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Është politika amerikane që po kërkon ta ngrejë Shqipërinë dhe Kosovën si aks politik kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe është politika ruse që këtë po kërkon ta bëjë me Serbinë. Prandaj pyetja që ngrihet tani është kjo: kush do të fitojë forcën në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria e plotë etnike apo Serbia pushtuese e territoreve shqiptarë?

Kjo do të varet shumë nga lidërshipët që do të drejtojnë në Shqipëri menjëherë pas Reformës në Drejtësi. Por edhe nga armata shqiptare e kompletuar me armë moderne dhe me një ekip ushtarak profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat