Haradinaj flet për arrestimin e zv/ ministrit Cena

Aktuale

Haradinaj flet për arrestimin e zv/ ministrit Cena

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar këtë të diel si çdo herë të ecë nëpër Malet e Kosovës, përkatësisht në bjeshkët e Vrellës.

Ai këtë e ka bërë së bashku me fëmijët e tij dhe po ashtu Deputetin nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, që është nga Istogu.

Pas ecjes afër tre orësh me kthim, Haradinaj është ndalur dhe ka folur për media për zhvillimet aktuale në vend.

Sa i përket  arrestimit të Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena që është nga radhët e partisë së Kryeministrit, i cili u arrestua nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar, Haradinaj ka thënë se do të pret deri në fund rezultatet nga organet e hetuesisë.

“…Organet e rendit të drejtësisë ose të hetuesisë po bëjnë punën e vet tani dëshmitë ose provat nëse ngjarja ka ndodhur vërtetohet atëherë kjo është një punë e mirë e hetuesisë dhe i përgëzojmë për punën. Në këto raste nëse aktakuza është që ka ndodhë gjatë marrjes së përgjegjësisë atëherë do ta shkarkojë zv/ministrin Cena nga ajo pozitë”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, i pari i ekzekutivit ka treguar se pse çdo fundjavë zgjedhë që të kalojë duke ecur nëpër bjeshkët e Kosovës. Sipas tij, këtë e bënë pasi që vendi ynë nuk ka deti duke aloduar kështu në atë të Shqipërisë.

“Ne deti nuk kemi, e kemi Shqipërinë po edhe Malet tona janë një llojë deti që mund ta quajë ashtu një llojë njësie e zhvillimit ekonomik e lidhjes që mund ta ndihmojnë shumë vendin, por arsye pse e bëj është se edhe unë kur kam qenë fëmijë edhe kemi dalë në bjeshkë edhe gjatë luftës e tani është një rrethanë shumë e mirë që edhe në këtë kohë të kalojmë momente nëpër bjeshkë. Po e bëjmë çdo të diele që të vizitojmë malet, dmth njëherë në javë  disa raste ecja ëshë shumë e gjatë e kemi rastin kur e kemi bërë në Malin e Korabit përmi Restelicës  dhe kem bë tetë orë me mbërri deri atje pastaj për me u kthy edhe gjashtë të tjera”, ka thënë tutje Haradinaj.

Në fund, Haradinaj ka thënë disa fjalë edhe për sulmet e rojeve të Pyjeve që po ndodhin në disa vende në Kosovë. Sipas tij, është një gjendje e rëndë ekonomike dhe se për sulmet e tilla do të ndërmarrin masa ndaj të gjithëve.

“Kemi një gjendje të rëndë ekonomike dhe një pjesë e njerëzve nuk vijnë me i dëmtu pyjet por me marr dru me u nxe dhe me kalu dimrin  derisa të njëjtit nuk po kanë zhvillim ekonomik e vende të punës, por ju sigurojë se një pjesë e madhe e popullit nuk e bën për tregti por e kanë për me u nxe gjatë dimrit , mendojë se është dashur shumë më shumë me iu bë ofertë  prej këtyre agjensive të pyjeve  për ato familje sa për mu nxe e sa për me kalu dimrin  që ato familje me mujt me marr aq metra apo degë, kuptohet shihet që ka ndodhur një eksplatim i pakujdesshëm  realisht  jo me respekt janë dëmtu pyjet  e nuk ka drejt kërkush me sulmu një rojtar të Pyllit dhe është e ndaluar dhe për këtë do të marrim masa ndaj të gjithëve”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Gjykata pas pak pritet të del me vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, Nysret Shala, zyrtarë në Komunën e Rahovecit dhe Hazer Shehu, pronarë i një kompanie private në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat