Kërkohet shkarkimi i Shpend Maxhunit, kjo është përgjegjësia që i kërkohet Kryeministrit dhe Presidentit

Aktuale

Kërkohet shkarkimi i Shpend Maxhunit, kjo është përgjegjësia që i kërkohet Kryeministrit dhe Presidentit

Nga: N.H Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:13
Ramush Haradinaj, Shpend Maxhuni dhe Hashim Thaçi

Politologu, Nikë Gjeloshi përmes një postimi në Facebook, thotë se drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, duhet shkarkuar ashtu siç është emëruar para gjashtë muaj më parë.

Gjeloshi thotë se përgjegjësi morale për ketë rast kanë edhe kryeministri e presidenti i vendit, për faktin, siç thotë ai, drejtori i AKI-së ka qenë zgjedhje e dështuar e tyre. 

Ai përmes një shkrimi të gjatë konsideron Prokuroria e Policia ndjekë vetëm ata që nuk kanë lidhje varshmërie me institucionet.

“Kur bëhet fjalë për personat qe janë pjesë e Institucioneve ata heshtin, atëherë aso raste i kanë ditë edhe kryeministri e presidenti dhe përgjegjësia politike bie edhe mbi ata”, shkruan ndër tjerash ai.

Ja shkrimi i Gjeloshit pa ndërhyrje:

Drejtori i AKI të shkarkohet

Drejtori i AKI-së Shpend Maxhuni duhet shkarkue ashtu siq është emrue para gjashtë (6) muajve.

Përgjegjesi morale kanë edhe kryeministri e presidenti i vendit, per faktin se Drejtori i AKI-së ka qenë zgjedhje e dështuar e tyre, edhe se kanë patur zgjedhje me të mira, madje edhe nga jasht. Ato zgjedhje nuk i kanë akceptue: Nga frika (Gjykata Speciale e Hages)? Nga politikat e deshtuara te tyre e veprimet antikushtetuese (humbja e tokave rreth kufirit, marreveshjet me Serbinë ne dam te integritetit territorial e sovranitetit te popullit etj.etj.)? Apo per shkak te rrezikimit te pozitave pushtetare te tyre?

Nese, siq citohet dje nga botasot.info te ketë pohue N. Maloku se ajo familje qenka, citat: "... Argat të Serbisë me gjenerata, kontrabandist me armë e drogë e antishqiptarizem në tri gjenerata",nese, siq pohon sot R.Selimi, po në botasot.info, citat: “Pikërisht ai  i cili sot udhëheq me AKI-në, sa ka qenë në Policië nuk e patë kaluar verifikimin e sigurisë, pra vetingun. Çfarë paradoksi, ai përson i cili nuk ishte vlerësuar si i denjët për të qenë në polici nga AKI, sot udhëheq AKI-në“, nese, siq pohuan ne mjetetet e informimit shumë njohës të politikave te sigurisë se shtetit se .... Prokuroria e Policia ndjekë vetem ata qe skan lidhje varshmerie me institucionet, e kur bëhet fjalë per personat qe janë pjesë e Institucioneve ata heshtin, ateherë aso raste i kanë ditë edhe kryeministri e presidenti dhe përgjegjesia politike bie edhe mbi ata.

Ne sistemet e inkriminuara e te korruptuara, e Ne jemi një sistem politik në ndertim me simptome te ketilla (per degradimet e të cilit sistem kam shkrue me argumente e në formë kritike vite me radhë gja qe me ka kushtue ne karieren politike, por damet me të medha i janë berë populli e vendit), faktet heshten apo mbulohen me qellim qe te mos zbatohet ligji. Aty ku nuk zbatohet ligji aty ska liri! 

Është e kuptueshme se edhe ne ket rast te drejtorit te AKI-së do te ketë perpjekje per heshtje e mbulesa, madje dhe shfajsime qe e verteta te mos dihet e vepra e bërë te mos sanksionohet, si shumë raste tjera notore! Por, sidoqe të bëhet e mira e kësaj afere qe dje doli në opinion (permes gazetës Koha Ditore, kurse gazetablic.com publikoj edhe Faximilin e tekstit te sherbimit zyrtar të njësisë policore), është se ajo aferë s'është ma e mbuluar por është publike. Është publike jo vetem per shqiptarë por edhe per miqt tanë të cilët, kam krijue bindjen, keto dhe të gjitha zhvillimet nga lufta '98/99 e në vazhdim i dinë më mirë se Ne. Dhe sado vonë përgjegjesitë morale, politike e ligjore doemos do të sanksionohen! 

Shqiptarët është e nevojshme dhe e domosdoshme, permes subjekteve politike e jopolitike, të reflektojnë me më vendosmeri edhe permes kësaj afere të familjarve te drejtorit të AKI-së me pasoja të paimagjinushme per sistemin e sigurisë. Imagjinoni vetem shperndarjen e drogës neper te rinjë, neper shkolla e lokale të natës, per qfar folet kudo?

Shqiptarët është e nevojshme dhe e domosdoshme ta braktisin mendësin e robit (demokracia nuk njef rob), ta kthejnë identitetin njerzor e krenarinë kombëtare, shqiptarët është e nevojshme dhe e domosdoshme te lirohen nga Despotizmi i rregullit e Tirania shoqërore qe po manifestohën ne shtetin tonë duke mos u zbatue madje as ndarja e pushteteve, shqiptarët është e nevojshme dhe e domosdoshme të lirohen nga degraduesit e idesë (si forcë) dhe idealit (si armë) të Pavarësisë e Lirisë, shqiptarët është e nevojshme dhe e domosdoshme te zgjohen ashtuqe sovranitetin e vet ne të ardhmen t'ua bartin atyre individëve qe janë deshmue me vepër se e duan popullin e vendin, Kosovën!

Dr. Nikë Gjeloshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat