Ambasadori i Francës në Beograd: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen, sepse ajo i sjell stabilitet rajonit

Aktuale

Ambasadori i Francës në Beograd: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen, sepse ajo i sjell stabilitet rajonit

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:59
Ambasadori i Francës në Beograd, Frederic Mondoloni

Ambasadori i Francës në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se pozicioni i vendit të tij është se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë zgjidhjen e përbashkët, përfundimtare dhe të qëndrueshme cila do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit.

Ai ka thënë se pozicioni i Francës është shumë i qartë.

“E kemi qartësuar disa herë që implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel është shumë i rëndësishëm. Të dy palët kanë ndërmarrë disa vendime dhe kanë kryer disa obligime. Kemi ftuar Prishtinën që të përmbushë premtimin dhe të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Mondoloni, shkruajn mediat serbe.

Mondoloni ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe të mos e humbin kohën dhe mundësinë që ta arrijnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat