Albin Kurti për Hashim Thaçin: Është bërë ambasador i Rusisë dhe Kinës

Aktuale

Albin Kurti për Hashim Thaçin: Është bërë ambasador i Rusisë dhe Kinës

Nga: N.A Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:09
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar rreth për premtimeve të Hashim Thaçit në kohën sa ka qenë kryeministër dhe tani që është president.

Kurti ka thënë se Thaçi nuk është President i Kosovës por ambasador i vetëshpallur i këtyre instancave në emër të të cilave premton

Tujte, ai ka shtuar se Thaçi s'e ka për shtet tonin që u garanton liri qytetarëve, por për pushtet të vetin e që është e vetmja garanci e lirisë për të

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Ambasadori i vetëshpallur i shteteve mosnjohëse

Nga premtimet brenda vendit si kryeministër, Thaçi ka kaluar te premtimet nga jashtë vendit si president. Dikur si kryeministër premtonte prej 200 mijë vendeve të punës në Kosovë e deri te formimi i komunave Kodra e Trimave, Has, Kievë, Hogosht e Zhegër. Sot si president premton bashkangjitje të Luginës dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO e BE.

Presidenti Thaçi po premton në emër të Presidentit Vuçiq se do të na bashkangjiten Presheva, Medvegja e Bujanoci; në emër të Presidentëve Putin dhe Xi se Kosova do të marrë ulëse në OKB; dhe, në emër të Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë e Qipros se do të anëtarësohemi në NATO e BE.

Ky nuk është President i Kosovës por ambasador i vetëshpallur i këtyre instancave në emër të të cilave premton. Pra, Presidenti i Kosovës jo vetëm që nuk është President, por nuk është as i Kosovës. A thua e bën falas këtë punë ambasadori i vetëshpallur për shtetet që s’na kanë njohur? Nuk e di sa kush tjetër e paguan, por populli i Kosovës shumë shtrenjtë.

Thaçi s'e ka për shtet tonin që u garanton liri qytetarëve, por për pushtet të vetin e që është e vetmja garanci e lirisë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat