Haradinaj sot vizitoi bjeshkët e Vrellës së Istogut

Aktuale

Haradinaj sot vizitoi bjeshkët e Vrellës së Istogut

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:43
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar këtë të diel për të bërë ecje në bjeshkët e Vrellës së Istogut.

“Sot në bjeshkët e Vrellës, te Lugu i Butë pata kënaqësinë të pres kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Bashkë me miq të tjerë, studentë, e pasionues të ecjes kaluam një ditë të bukur vikendi”, ka shkruar në Facebook deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

“Kryeministri si zakonisht ishte i mahnitur nga bukuritë natyrore që kemi në Istog dhe do na ndihmojë në disa projekte madhore”.

Dreshaj ka thënë se së shpejti pritet që rrugët për bjeshkët e Istogut të fillojnë të asfaltohen.

“Dhe iu them me bindje se në një të ardhme të afërt Istogu me bukuritë e saj do jetë vendi më atraktiv për turizëm”, ka shtuar Dreshaj.

\
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat