Hoxhaj në Shkup: Shqiptarët faktori më proeuropian në Maqedoni

Aktuale

Hoxhaj në Shkup: Shqiptarët faktori më proeuropian në Maqedoni

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:56
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Shkup ku ka takuar homologun e tij, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin.

Në këtë takim, Hoxhaj e Osmani diskutuan në lidhje me votën në Kuvendin e Maqedonisë për inicimin e ndryshimeve kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, me c’rast Hoxhaj e uroi Osmanin për rezultatin.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se vota në Kuvendin e Maqedonisë dëshmoi edhe njëherë se shqiptarët janë faktori më proeuropian atje. Shtoi se as vota e djeshme e as marrëveshja e Prespës nuk do të mund të arrihej pa mbështetjen e shqiptarëve.

“Takim i këndshëm në Shkup me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Urimet më të përzemërta shtetit mik për votën e djeshme ne parlament për t’i iniciuar ndryshimet kushtetuese. Shqiptarët në Maqedoni janë faktori më properëndimor, dhe kjo u dëshmua edhe në ditën e djeshme, meqë as Marrëveshja e Prespës e as vota në Kuvendin e Maqedonisë për këtë marrëveshje nuk do të mund të arrihej pa shqiptarët”, tha Hoxhaj përmes Facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat