Veliu dhe Byer: Korrigjimi i kufirit nuk duhet të diskutohet në fazën finale të dialogut

Aktuale

Veliu dhe Byer: Korrigjimi i kufirit nuk duhet të diskutohet në fazën finale të dialogut

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 19:03
Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka pritur sot deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së,

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka pritur sot deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe raportues për Ballkanin Perëndimor Peter Beyer.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe raportues për Ballkanin Perëndimor Peter Beyer dhe drejtorin e KAS-it për Maqedoni dhe Kosovë, Johanes Rey.

Gjatë këtij takimi siç ka njoftuar Veliu përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ndër të tjera me deputetin gjerman kanë biseduar edhe për çështjen e kufijve me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Sipas Veliut edhe deputeti gjerman, Peter Beyer është shprehur i pajtimit që çështja e kufjive me Serbinë nuk duhet të përfshihet në fazën finale të dialogut Prishtinë-Beograd.

Pata nderin që sot ta mirëpres në Podujevë deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe raportues për Ballkanin Perendimor z. Peter Beyer dhe drejtorin e KAS-it për Maqedoni dhe Kosovë z. Johanes Rey.

Miqtë nga Gjermania i informova për investimet e bëra në infrastrukturë dhe zhvillimin e komunës sonë, planifikimet si dhe mundësitë për investime në të ardhmen.

Mysafirët gjermanë i njoftova edhe për bashkëpunimin që kemi me disa qytete të Gjermanisë, me ç’rast kërkova ndihmën e tyre në jetësimin e nismave për bashkëpunim konkret me ato qytete.

Gjatë takimit z. Beyer u interesua edhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e shkëmbimit (korrigjimit) të territoreve, pasi që jemi komunë kufitare me Serbinë, për çka shprehëm qëndrim të përbashkët se që çështja e kufijve nuk është temë që i duhet Kosovës në fazën e finalizimit të dialogut me Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Podujevë mysafirët nga Gjermania zhvilluan një takim me përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare rinore.

Gjithashtu organizuam drekë pune me shefat e grupeve të këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat