Ja momenti kur Kadri Veseli i ishte drejtuar Milaim Zekës: Ku e ke “znaqkën”

Aktuale

Ja momenti kur Kadri Veseli i ishte drejtuar Milaim Zekës: Ku e ke “znaqkën”

Nga: N.H Më: 21 tetor 2018 Në ora: 19:35
Milaim Zeka dhe Kadri Veseli

Po vazhdojnë polemikat mes deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka dhe avokatit Tomë Gashi.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur avokatit Tomë Gashi. Ai ndër tjerash në ketë reagim ka thënë se nëse kryeparlamentari Kadri Veseli e ka quajtur “znaqkë”, do të jep dorëheqje.

“Nëse Kadri Veseli me ka quajtur “Znaqkë, unë jap dorëheqje”, ka thënë Zeka në reagimin e tij.

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar një video, ku shihet moment se si Veseli i ishte drejtuar Zekës duke e pyetur se ku e ka “znaqkën”.

Ndërkaq, kujtojmë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli ishte tallur me deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zekën në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

 “Milaim ku e ke znqkën, nuk ke drejtë të flasësh ashtu”, kishte thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat