Afera rreth Maxhunit (AKI) me drogën në makinën e te birit mund të vështirësojë rrugën e Kosovës në Interpol

Aktuale

Afera rreth Maxhunit (AKI) me drogën në makinën e te birit mund të vështirësojë rrugën e Kosovës në Interpol

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 21:25
Foto ilustruse

Kosova në vend se të lobojë pro anëtarësimit të vendit ne Interpol, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate policore botërore, ne Prishtine lobohet mbrapsht, duke pjellur afera të zeza me kreun e shërbimit sekret te Kosovës?!

Ne fund të javës së kaluar zyrtare te Interpolit i kane deklaruar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se Interpol eshte gati te nise me punimet e sesionit te 87-te  Asamablese se Pergjithshme ne Dubai.  Kurse rreth Kosoves eshte thënë se ajo mund te kete veshtirësi në antarësimin e saj për shkaqe te njohura.

“Per aëtaresimin e Kosoves ne Interpol nuk vendos Beogradi e as Prishtina, por vendet anetare te saj..” kane thene zyrtaret e Interpolit për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Ne kohen kur kane ngecur integrimet e Kosoves dhe deshtimi i diplomacise kosovare, per shkak lobimimit  te dobët, Kosova e diteve te fundit po ecen neper tehun e thikes drejt anetaresimit te saj ne Interpolit. Themi keshtu sepse vec disa vendeve anetare te Interpolit qe do te hezitojne te votojnë pro edhe Serbia ne anen tjeter eshte aktive, ne ofanizive per ta penguar anetaresimin e Kosoves ne kete organizatë nderkombëtare. Po ndokush nga Prishtina mund te thote “po valla ne e kemi Amerikën”..po. po është fakt se e kemi SHBA-ne, por edhe ajo nuk mund të na mbaje gjithmone dupsh, aq më tepër kur Kosova është e përlyer me vrasje, korrupcion, krim të organizuar siq është rasti i fundit me drogën e te birit te njeriut nume rnje  te AKI-së Maxhunit.

Image

Për të qanë faqebardhe dhe pranë Amerikes si aleate me duar te pastra Kosova duhet te distancohet nga elementet e krimit te organizuar tge inflturura ne insititucionet  elarta tre shtetit me të ri evropian, te Kosovës.  Prandaj  presidenti i vendit Hashim Thacit edhe nëse paska jara të mirë Maxhunin apo edhe nëse nuk eshte i involvuar edhe ai në krimin  e organizuar duhet të degjojë zërat e opozites dhe eksperteve kosovar qe ja duana të mirën vendit, për suspendimin e shefit te AKI-së, ndryshe Kosova mund te kete telashe, sidomos ne  rrugetimin e se saj drejt anëtarësimit ne Intrerpol, siq pritet te ndodhë në fund ë muajit nëntor të këtij viti, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Keshtu edhe Politologu, Nikë Gjeloshi  thotë se drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, duhet shkarkuar ashtu siç është emëruar para gjashtë muaj më parë. Gjeloshi thotë se përgjegjësi morale për ketë rast kanë edhe kryeministri e presidenti i vendit, për faktin, siç thotë ai, drejtori i AKI-së ka qenë zgjedhje e dështuar e tyre.

Edhe  Lëvizja Vetëvendosje pas rastit Maxhuni, ka reaguar duke e cilësuar si fshehje të krimit nga institucioneve të drejtësisë dhe menaxhmenti i policisë. VV përveç vetingut në gjykata dhe prokurori, ka kërkuar veting edhe në Polici dhe Agjencinë Inteligjente të Kosovës.

Keshut sipas deputetit Rexhep Selimi lidhur me rastin Maxhuni, ka thënë se i kanë denoncuar shumë herë rastet e kapjes së shtetit dhe rastet e kapjes së institucioneve me theks të veçantë ato të drejtësisë dhe sigurisë por pavarësisht denoncimeve, nganjëherë kapja veç sa është forcuar edhe më shumë me veprimet e krerëve të shtetit të cilët emëronin drejtuesit e këtyre institucioneve.

Sipas tij, krerët e shtetit kanë ndarë tortën e pushtetit duke u munduar ta mbajë nën kontroll policinë, gjykatat dhe prokurorinë e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat