Haradinaj për sulmin ndaj pelegrinëve serb në Istog: Sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë

Aktuale

Haradinaj për sulmin ndaj pelegrinëve serb në Istog: Sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 22:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me një sulm që është bërë sot në Istog ndaj dy autobusëve me pelegrinë serb që po vizitonin një tempull fetar.

Haradinaj sulmin në fjalë e ka cilësuar të papranueshëm dhe të dënueshëm pa marrë parasysh kryerësit apo motivet.

Haradinaj tutje ka kërkuar nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

Ndryshe sipas Policisë së Kosovës, nga ky sulm përpos dëmeve materiale nuk është lënduar asnjë person.

Postimi i plotë:

Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasyshë kryersit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat