Pacolli: Sulmi në Istog, sulm ndaj vlerave të përbashkëta europiane

Aktuale

Pacolli: Sulmi në Istog, sulm ndaj vlerave të përbashkëta europiane

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:37
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë në Istog.

“Jam i tronditur për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë sot në Istog. Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ky është sulm edhe ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe kërkojmë nga zbatuesit e ligjit që sulmuesit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat