Fejzullahu ka një pyetje për liderët e Kosovës

Aktuale

Fejzullahu ka një pyetje për liderët e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:10
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Opinionisti Islam Fejzullahu, ka hedhur kritika ndaj liderëve të Kosovës, në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se politikanët në Kosovë, po zhvatin popullin, duke i gënjyer për vizat.

“Vallë ju deri kur mendoni dhe tentoni t’u hidhni hi syve rinisë e popullit me këto gënjeshtra duke i mbajtur nën ethe e presion?”, ka pyetur ai, drejtuesit e institucioneve.

Reagimi i plotë:

Vetëm një pyetje për ju

Deri më datë 19.10 isha në Kosovë dhe vërejta një entuziazëm tek të rinjtë për shkak të gënjeshtrave tuaja liderë ,politikanë dhe drejtues institucionesh: Liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit? Kjo është përgjigjja e juaj!

Për të lartë apostrofuarit e popullit të Kosovës kam vetëm një pyetje për juve pa dallim përcaktimi politik e partiak, po drejtoni parti e institucione duke zhvatur djersën e popullit (taksën)?A e kuptoni ju çfarë do me thënë gënjeshtër (RRENË) siç e përdori presidenti në Rubikon 28 herë këtë fjalë në dy terme?

Vallë ju deri kur mendoni dhe tentoni t’u hidhni hi syve rinisë e popullit me këto gënjeshtra duke i mbajtur nën ethe e presion?

Deri me datë 19.10. isha në Kosovë dhe në çdo moment kur takoja të rinj, besa edhe të moshuar debatonin shumë qartë dhe shkurt: Nga fund viti udhëtojmë pa viza dhe zoti e din kur kthehemi, sepse kemi humbur edhe shpresën e fundit për perspektivë dhe jetë!

Vallë a mendoni se edhe ata votues dhe militantët tuaj që i mbani akoma nën ankthe dhe me gënjeshtra, duke ua siguruar nga një mbushje telefoni do ju besojnë në të ardhmen dhe do t’u jenë besnikë, apo vetëm pse ju keni keqpërdorë çdo gjë dhe jeni bërë milionerë e miliarderë për juve  nuk ndodhë asgjë?

Lus Zotin që ajo rini shumë e çmuar e pastër si loti, e cila çdo ditë bie pre e gënjeshtrave tuaja do i kuptoj manipulimet që po i bëni dhe e kuptojnë se jeta nuk është një ditë apo një moment sikur ju dilni para mediave e gënjeni (RRENI;RRENI;E RRENI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat