Tronditë Milaim Zeka: Flet për sulmin e pelegrinëve serb, thotë edhe ne kemi vrarë sa kemi pas fuqi!

Aktuale

Tronditë Milaim Zeka: Flet për sulmin e pelegrinëve serb, thotë edhe ne kemi vrarë sa kemi pas fuqi!

Nga: N. Sh Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:11
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës nda Nisma Socialdemokratike, Milaim Zeka e ka quajtur sulm ndaj ardhmërisë tonë, sulmin e djeshëm ndaj pelegrinëve serb, i cili ndodhi në fshatin Studenicë të Istogut.

Zeka thotë se të gjithë e dimë të kaluarën dhe vrasjet, përndjekjet, përdhunimet si dhe asfalt kanë shtruar me eshtrat e familjarëve tanë.

Por, sipas Zekës, edhe ne kemi vrarë aq sa kemi pasur fuqi.

“E dimë të gjithë të kaluarën. I dimë të gjithë vrasjet, përndjekjet, përdhunimet, burgosjet, dëbimet, etj. E dimë që edhe asfalt kanë bërë me eshtrat e familjareve tanë. Edhe ne kemi vrarë, aq sa kemi pasur fuqi. Tani më thoni: a do të jetojmë në të kaluarën, apo do ta ndërtojmë një të ardhme pa luftë, pa urrejtje?!”, shkruan Zeka në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas Zekës, plot popuj i kanë kaluar këto tragjedi.

Lexojeni postimin e plotë të Milaim Zekës, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Sulmi ndaje pelegrineve serb, eshte sulm ndaj ardhmerise tone

E dime te gjithe te kaluaren. I dime te gjithe vrasjet, perndjekjet, perdhunimet, burgosjet, debimet, etj. E dim qe edhe asfalt kane bere me eshterat e familjareve tane.

Edhe ne kemi vrare, aqe sa kemi pasur fuqi. Tani me thoni: a do te jetojme ne te kaluaren, apo do ta ndertojme nje te ardheme pa lufte, pa urrejteje?!

Plote popuje i kane kaluar keto tragjedi. Edhe suedezet me daneze e norvegjeze. Edhe gjermanet me franceze e me serb e jahudi. Edhe ne me turqe...

Si jemi ndjere kur huliganet serbe sulmuan dy shqiptare ne Novi Sad, vetem pse po flisnin shqip? Po sulmet ndaje mergimtareve tane kur kalojne neper Serbi?!!!

Populli yne thote: Mos ia beje tjetrit ate qe ty nuk te pelqen per vete! Nga sulmi ndaj peligrineve serbe duhet te distancohemi te gjithe, kurse organet e drejtesise duhet ta kryejne punen e tyre. Sulmet e tilla e shkaterrojne imazhin tone, ardhemerine tone!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat