Haradinaj shkarkon zëvendësministrin e arrestuar për ryshfet

Aktuale

Haradinaj shkarkon zëvendësministrin e arrestuar për ryshfet

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 10:39
Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Musa Cena.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Musa Cena.

I njëjti është arrestuar nga Policia të shtunën si i dyshuar për marrje të ryshfetit dhe gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat