Prokuroria: Qytetarët të lajmërojnë menjeherë çdo dhunë dhe rrezik

Aktuale

Prokuroria: Qytetarët të lajmërojnë menjeherë çdo dhunë dhe rrezik

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:44
Kryeprokurori Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi iu bëri thirrje viktimave të krimit që të lajmërojnë me kohë çdo krim dhe dhunë si dhe të kërkojnë masat mbrojtëse në mënyrë që organet e drejtësisë të merren sa më shpejt me këto raste. Në hapje të fushatës “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” që mbahet nën mbikqyrjen e zyrës së kryeprokurorit, Lumezi tha se janë rritur kapacitetet e këtij institucioni si dhe siguroi se do të ndërmarrin gjitha veprimet që viktimat e krimit të merren me seriozitet.

“Prokuroria duhet të rrisë efikasitetin për rastet e dhunës në familje në mënyrë që mos të bëhet vonë. Zyrtarët të cilët shërbejnë në zyrën për mbrojtjen e viktimave duhet të kenë rol më të madh në mbrojtjen e viktimave të krimit. Inkurajoj viktimat e krimit të lajmërojnë çdo dhunë dhe rrezik, e që është edhe detyrim, si dhe të kërkojnë masat mbrojtëse” tha Lumezi.

Gjatë këtij viti në Kosovë janë 20 raste të vrasjeve, derisa viti 2017 është mbyllur me 27 raste të vrasjeve. Vrasjet kanë ndodhur për arsye të ndryshme që përfshinë edhe rastet e vrasjeve të dhunë në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm vitin e kaluar janë shënuar 962 raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë kryesisht gratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat