Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, interes i dyanshëm për këto arsye

Aktuale

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, interes i dyanshëm për këto arsye

Nga: N. Sh Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:01
INTERPOL

Fundi i nëntorit pritet të jetë anëtarësimi i Kosovës në organizatën më të madhe botërore të Policisë, INTERPOL.

Me 20 nëntor, do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate ndërkombëtare policore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është vendosur në Lyon të Francës, në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të INTERPOL-it.

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatën policore të INTERPOL-it, mendon se Policia e Kosovës ose Institucioni i sigurisë së Kosovës që moti i ka plotësuar kushtet për pranimin në organizatën më të madhe ndërkombëtare të Policisë në INTERPOL.

Ai thotë se, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është e rëndësishme për dy palët, si për Kosovën ashtu edhe për INTERPOL-in.

Image
Avni Islami

“Sa i përket rëndësisë dhe kushteve i kanë plotësuar që moti dhe se interesi është i dyanshëm, jo vetëm i Policisë së Kosovës por edhe e organizatës ndërkombëtare të INTERPOL-it për shkak se mospërfshirja ose mos anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë tregon një shkëputje të një hallke të kësaj organizate, një hendek në Evropë ku krimi i organizuar, krimi trans nacional, droga, prostitucioni e të tjera, funksionojnë më lehtë për shkak se përcjellja dhe vëzhgimi i organizatave kundër kriminale bëhet me vështirësi dhe ata e kanë një përparësi përshkak se Kosova nuk është pjesë e saj pavarësisht asaj se përmes zyrave ndërlidhëse qoftë EULEX-it dhe më parë UNMIK-ut është bërë një farë mënyre mirëpo është ndryshe kur Kosova ka qasje në dokumentacionin e INTERPOL-it por edhe INTERPOL-i ka qasje drejtpërdrejti në data bazat e Policisë së Kosovës. Pra është një bashkëpunim i cili do të duhej të ndodh në mes të dy organizatave, pra Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova është dashur që vitin e kaluar të aplikoj në këtë organizatë dhe jo të tërheq kërkesën, që sipas tij të gjithë u befasuan.

“Kushtet dhe rrethanat pra janë plotësuar kaherë dhe natyrisht Kosova është dashur që vitin e kaluar të aplikoj dhe të gjithë kanë qenë të befasuar se pse nuk aplikoi dhe pse e tërhoqi kërkesën Kosova ku u pranuan dy organizata policore të cilat nuk e kanë peshën dhe rëndësinë se sa Kosova e cila në aspektin gjeografik është në një zonë e cila çdoherë e më tepër po përdorët zonë transiti qoftë e krimit të organizuar qoftë transportimit të drogës dhe armëve e të tjera”, thotë Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat