Kurti me Salihun: Është koha që Presheva dhe Bujanoca t’i kthejnë sytë kah Medvegja

Aktuale

Kurti me Salihun: Është koha që Presheva dhe Bujanoca t’i kthejnë sytë kah Medvegja

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:02
Takimi Kurti dhe Salihu

Kryetari i Vetevendosjes Albin Kurti i shoqeruar nga deputeti Liburn Aliu ka pritur në Prishtinë sipermarresin Muharrem Salihun, veprimtar i shquar nga Medvegja dhe biznesmen i njohur ne Evropë, biznesmenin nga Italia/Medvegja njeherit bartesi i listes per zgjedhjet e 4 nentorit.

Situata e krijuar në Medvegje fajtore jo vetëm Beogradi, por edhe Presheva e Bujanoca

Kurti –Saliu biseduan kryesisht per situaten ekonomike dhe zhvillimore ne Luginen e Presheves si dhe rolin e diaspores shqiptare. Dy bashkebiseduesit shprehen shqetesimet e tyre per eksodin e qyetetareve, sidomos te rinjeve si rezultat i papunesise ne rajon. Ky eksod ka goditur ne vecanit Medvegjen. Kurti falenderoi z.Salihu per rolin dhe kontirbutin e tij humanitar dhe investitor ne Medvegje. Ështe koha që Presheva dhe Bujanica t’i kthejne syte kah Medvegja, aty ku mbrohet pragu i Luginës!..” ka thëne Kurti para mysafirëve nga Medvegja.

“Ky eksod mund te mposhte vetem me hapjen e vendeve te reja reja te punes qe do te kene efektin jo vetem per ata pak njerez qe kane mbetur, t’mos largohen por edhe nje munedesi e mire per ata qe deshirojne te kthehen dhe jetojne ne vendlindje te larguar koheve te fundit per aresyera te njohura. Situata e krijuar ne Medvegje fajtore jo vetem Beogradi por edhe  Presheva e Bujanoca te cilat nuk kane qene te zshme kunder politikave diskrimunese te regjimit…” ka thënë në vazhdim Kurti, përcjell Presheva Jonë.

Njëkohesisht z.Kurti me perfaqesuesit nga Lugina e Preshevës ka bisesduar edhe rreth projektit të kolosal ofruar nga afarsiti dhe biznemeni i njohur ne Evropë Muaherrem Salihu nga Medvegja i cili austradën nga Nishi e parasheh te kaloj pemres Medvegjes drejt ne Shqipëri.

Image
Kurti dhe Salihu

Thaçit kur nuk i besojne njerëzit e vete ne parti dhe ne te tjeret ne Kosovë, pse bash ju t’i besoni kur ai flet per “bashkim” pas tri deceniesh nga Referendumi i Lugines?!

Sa i perket kembit apo te ashtuqujturit “korrigjim” i territoreve sipas formules së Thaci-Vucic, drejtuesit e VV thane se me kete formule po behet me shume propagande dhe fushate per interesa te personale dhe karrieres se se tyre e cila eshte ne pikpyetje perballe speciales.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ne takim me perfaesuesit shiptare nga Lguian e Preshvës ka deklaruar se nuk bënë të kryhen pazare për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij nuk duhet të jepet veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të mbështeten pa kursim.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë edhe në Kuvend edhe në deklaratat dhe qëndrimet e lëvizjes, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit e kanë thënë fjalën e tyre në referendumin e vitit 1992. Shteti i Kosovës dhe qeveria duhet ta konsiderojnë këtë referendum, mirëpo në qeverisje dashuria matet me buxhet. Presheva, Medvegja e Bujanoci janë me popullsi shqiptare autoktone dhe duhet ti mbështesim pa kursim në mënyrë që të realizohet referendumi i vitit 1992”, ka thënë Kurti.

Njekohesisht sipas Kurti “Thaci dhe kompanija e tij here me bashkami e here me korrigjm po luan jo vetem me deklatata e me fjalë, por edhe me emocionet e shqiptarëve në Luginën e Preshevë te cilet dihet fatin dhe perspketivne e tyre e kane percaktuar me 1-2 mas ne vitin 1992.”

Ne fund te ketij takimit, sikur kryetari Albin Kurti ashtu edhe deputeti i VV Liburn Aliu ftuan lideret e Lugines se Presheves te jene unik dhe te veprojne bashkarisht ne favor te avancimit te proceseve dhe t’mos behen viktime e premtimeve te bastarduara te Hashim Thacit dhe Aleksandr Vucicit ne emer te “bashkimit te Lugines”, sepse dihet se kush dhe si bashkohet Medvegja, Bujanoca dhe Presheva me Kosoven.

Në fund, duke folur per rolin e diaspores, ata thane se biznesmenet shqiptare nga Lugina mund te bejne me shume se sa polikajt per vendlindjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat