“SHIK-u ka zgjeruar rrjetën e drogës, prostitucionit dhe kazinove”

Aktuale

“SHIK-u ka zgjeruar rrjetën e drogës, prostitucionit dhe kazinove”

Nga: N. Sh Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti ka hedhur akuza të rënda ndaj SHIK-ut dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Mehmeti përmes një shkrimi në Facebook, thotë se SHIK-u e ka kapur shtetin dhe në këtë mënyrë ka zgjeruar rrjetën e drogës, prostitucionit dhe kazinove.

Ai thotë se, Policia dhe AKI-ja janë në shërbim të klanit “Pronto”, kurse presidenti Thaçi është kreu i të gjitha të këqijave në Kosovë.

“SHIK-u ka kapur shtetin duke e zgjeruar rrjetën e drogës, prostitucionit dhe kazinove...këta janë Bosset pa të cilët as një shërbëtor në shkollë nuk mund të punësohet. Policia dhe AKI janë në shërbim të klanit "Pronto", Hashimi është kreu i të gjithë të këqijave në këtë vend”, shkruan Mehmeti transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat