Thaçi takon deputetin gjerman Peter Beyer, flasin edhe për dialogun me Serbinë

Aktuale

Thaçi takon deputetin gjerman Peter Beyer, flasin edhe për dialogun me Serbinë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:03
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat