Drenori: A po kalojnë në AAK Lladrovci e Jashari, apo po provokojnë për shkak të Sami Lushtakut?

Aktuale

Drenori: A po kalojnë në AAK Lladrovci e Jashari, apo po provokojnë për shkak të Sami Lushtakut?

Nga: G.B Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:19
Xhafer Gashi, Ramiz Lladrovci, Bali Muharremaj dhe Bekim Jashari

Asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, ka publikuar një foto të publikuar nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi bashkë me atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetarin e Skënderajt Bekim Jashari dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur se a po përgatitet kalimi i Lladrovcit dhe Jasharit në AAK, apo vetëm ata po e “provokojnë” situatën për shkak të Sami Lushtakut, që “po marshon sigurt” në Drenas e Skënderaj, përcjell Bota sot.

“Interesant po bahet në Drenicë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

A po pergaditet tereni per rikthimin e Ramizit ne AAK, bashke me te edhe Bekim Jashari apo thjeshte po e “provokojne” situaten dy te apostofuarit per shkak se Sami Lushtaku “po marshon sigurt” me flamur te PDK-se neper Drenice (Drenas dhe Skenderaj)!

Interesant po bahet ne Drenice.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat