Selimi i përgjigjet Hazirit: Luta le të flasë për figurën e Rugovës me PDK’në

Aktuale

Selimi i përgjigjet Hazirit: Luta le të flasë për figurën e Rugovës me PDK’në

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:07
Rexhep Selimi,

Lutfi Haziri thotë se Vetëvendosje duhet ta harrojë se mund të bashkëpunojë me LDK’në, pa e ndryshuar qëndrimin për figurën e Ibrahim Rugovës, ndonëse Isa Mustafa e Albin Kurti po tregojnë afërsi me njëri-tjetrin, si kurrë më parë. Deputeti i LVV’së, Rexhep Selimi,  është përgjigjur të gjitha asaj çfarë ka thënë e ka shkruar Haziri kundër Vetëvendosjes

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri nuk po zmbrapset prej qëndrimit të tij kundër Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse edhe shefi i partisë, Isa Msutafa, ka shkrirë aq raportet e acaruara, sa që ka pritur disa herë  Albin Kurtin në shtëpi.

Refuzimin që ta bashkëpunojë me Vetëvendosjen, Haziri thotë se e bazon në qëndrimin që lidershipi i VV’së e ka ndaj ish-udhëheqësit të LDK’së dhe Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, thotë se kur Haziri ta zgjidh problemin e ‘figurës së Rugovës” me Partinë Demokratike, pastaj të bisedojë me Vetëvendosjen.

 “Kur Luta ta zgjedh me PDK-ne problemin e figurës se ish presidentit Rugova, atëherë le ta diskutojnë edhe me ne, nëse kane interes”, ka thënë Selimi 

Deputeti i VV’së tregon se në bisedimet mes LDK’së dhe Vetëvendosjes, asnjëherë nuk ka qenë çështje e diskutimit figura e Presidentit Rugova.

“Në bashkëpunimin në mes LV-së dhe LDK-së, apo edhe me cilindo nga subjektet tjera opozitare, asnjëherë figura e Rugovës nuk ka qenë çështje”.

Në fund, Selimi ka thënë se nënkryetari i LDK’së nuk mund ta marrë nën patronatin e tij figurën e Presidentin.

E, Haziri thotë se assesi nuk e harron që lidershipi i VV’së e ka quajtur tradhtar presidentin Rugova.

“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figurës së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!”, ka shkruar mbrëmë Haziri në Facebook, duke vazhduar serinë e kundërshtive të tij ndaj VV’së së Albin Kurtit.

Megjithatë ngjarjet e fundit nuk reflektojnë me qëndrimin e nënkryetarit të LDK’së. Shefi i partisë, Isa Mustafa, ka pritur disa herë në shtëpinë e tij Kurtin.

por, sipas Hazirit, nuk mund të ndodhë një përafrim mes LDK’së dhe Vetëvendosjes, edhe nëse lideri i tyre flirton me partinë e Kurtit.

“Takimet janë në nivel të liderëve. Aty po tentohet të tejkalohen dallimet politike. Nuk ka asgjë jashtë këtij niveli. Tjera nivele nuk kanë folur”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se LDK me Vetëvendosjen kanë ndasi që nga fillimi dhe takimet mes Kurtit e Mustafës janë vetëm në suaza të normalizimit të këtyre raporteve.

“Ne kemi qenë target i sulmeve agresive të Vetëvendosjes”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat