Dhëndrri i Shpend Maxhunit, Florim Maloku, bashkë me Fadil Syleviqin dhe 11 të tjerë ishin të dyshuar për vjedhjen e rëndë në dhomën e dëshmive të DKKO-s

Aktuale

Dhëndrri i Shpend Maxhunit, Florim Maloku, bashkë me Fadil Syleviqin dhe 11 të tjerë ishin të dyshuar për vjedhjen e rëndë në dhomën e dëshmive të DKKO-s

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:17
Policia e Kosovës

Në prill të vitit 2009, ishte realizuar një vjedhje e rëndë. Rasti i referohet hetimit të vjedhjes në dhomën e dëshmive të Drejtorisë së Krimit të Organizuar (DKKO), në Policinë e Kosovës.

Në këtë dhomë ishin vjedhur 47.627 kg heroinë, 3828.5 euro, 520 Rupi indian, 6.500.000 Lira turke, 5.000 Lej rumune, 950 Lekë shqiptar, dhe një qese e zezë e madhësisë 70x35cm, me të cilën besohet se ishin vjedhur këto gjëra.

Për këtë vjedhje si të dyshuar kryesor ishin 13 persona, mesin e tyre Florim Maloku i cili është dhëndërr i Shpend Maxhunit, dhe Fadil Sylejviqi, emër ky i njohur për publikun.

Vendimi për hetimin e këtij rasti sipas dokumenteve të siguruara nga media, ishte lëshuar me 28 prill 2009, pak ditë pasi kishte ndodhur rasti i vjedhjes.

Sipas dokumenteve të siguruara nga media, të dyshuar për këtë  vjedhje të rëndë ishin 13 persona: Naim Dushaj, Princ Dobroshi, Gani Haziri, Viktor Hoxha, Artan Jelliqi, Xhevat Lushaku, Florim Maloku, Mujë Makolli, Nysret Mërnica, Amin Sejdini, Fadil Syleviqi, Afrim Ymeri dhe Driton Zeiqi.

Duke iu referuar dokumentit, Florim Maloku, kishte luajtur një rol të madh në vjedhje dhe në informatat për kryerjen e vjedhjes të pandehurit.

Por megjithatë edhe pse Florim Maloku, ishte ndër të akuzuarit kryesor të këtij rasti, ai nuk ishte intervistuar nga Policia e Kosovës për këtë gjë, pasi që sipas dokumentit të siguruar nga media, ai nuk ishte në Kosovë, pasi që ai ishte dënuar nga Maqedonia në rastin e grabitjes.

Megjitha dyshimet, hetimet dhe operimet që ishin bërë rreth këtij rasti, procesi ishte pezulluar nga prokurori i Eulexit, Jonathan Ratel/Gazeta NewBorn/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat