Nesër në Zvicër, edhe Presheva në mesin e liderëve botëror në Forum Ndërkombëtar Crans Montana

Aktuale

Nesër në Zvicër, edhe Presheva në mesin e liderëve botëror në Forum Ndërkombëtar Crans Montana

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:36
Ditmir Bushati, Sali Berisha dhe Muharrem Salihu

Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që nesër do të mbahet në Gjenevë (24-28 tetor ) ku shqiptarët nga Ballkani do te përfaqësohen denjësisht nga liderë dhe personalitete në këtë samit botëror, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në këtë samit botëror për tri dite rresht do të trajtojë tema te larmishme, sfidat kryesore të sigurisë në botë. Forum mbledh do Të mbledh kokë më kokë së bashku Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive, Ministrat, Organizatat Ndërkombëtare, Parlamentet, Drejtësinë dhe Policinë, Agjencitë e Inteligjencës dhe Bizneset nga e gjithë bota. Me rastin e sesionit të 20-të vjetor të Forumit Crans Montana që do të mbahet në Gjenevë (Zvicër) nga nesër deri më 27 tetor 2018, një Program Special do t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës Muharrem Salihu nga Medvegja ftohet si VIP në Samitin Botëror na Crans Montana.

Pos autoriteteve te larta shtetërore nga Shqipëria e Kosova, në samitin botëror Crans Montana do te jetë prezent edhe Presheva  me përfaqësues nga Lugina z.Muharrem Salihu, një veprimtar i shquar nga Medvegja dhe biznesmen i njohur ne Evropë me seli ne Venazia, njofton agjencia e lajmeve «Presheva Jonë» nga Zvicra duke ju referuar burimeve të organizatorëve.

Forumi Ndërkombëtare të Crans -Montana që temë ka Krimin Transnacional dhe Sigurinë e Brendshme dhe Globale si dhe Migracionin po ndiqet nga mbi 500 pjesëmarrës, delegacione (si president, ministra e kryeministra…) nga SHBA, Zvicra, Gjermania, Franca, si dhe vendet e Ballkanit, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Greqia, Bullgaria e delegacione nga mbarë bota si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (OKB, BE, NATO, Interpol, Europol, UNESCO, IOM etj).

Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë janë më shumë se kurrë një kërkesë për mbijetesë për të gjitha shoqëritë tona dhe ekonomitë tona. Institucionet gjyqësore kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të konsolidojnë kredibilitetin e tyre. Roli thelbësor i Edukimit Rinor në shoqëritë ndërtuese që respektojnë sundimin e ligjit. Mekanizma të reja të transparencës financiare dhe kufijve të tyre të pashmangshëm. Lufta kundër korrupsionit bëhet arma e luftës politike kundër kundërshtarëve të saj.

PJESËMARRES NE FORUMIN NDERKOMBËTAR CRANS MONTANA NE GJENEVË:

Ditmir Bushati, ministër i PJ te Shqipërisë
Sali Berisha ish-presidenti i Shqipërisë
Bujar Osmani, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane
Muharrem Saliu, Medvegja, përfaqësues nga Lugina e Preshevës
Michael Moller, drejtor i OKB-së për Gjenevë
Borut Pahor, president Sllovenia
Aremen Sarkissian , president Armenisë
Thomas Motsohae Tabane, kryeminister i Lesotho
Filip Vujanovic, ish-president i Malit te Zi

Megjithëse kjo është  lisat përfundimtare, pritet që nesër në marrin pjesë edhe liderë tjerë nga Ballkani nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Kroacia etj.

Krahas krizave në botë sivjet për herë të parë në historikun e Formumit ndërkombëtar të Crans Montana, Lugina e Preshevës po përfaqësohet nga një delegacion nga Presheva i prirë nga Muharrem Salihu nga Medvegja, biznesmen i njohur ne Evrope me seli ne Venedik, mësohet nga organizatoret e Furumit nderkombetar Cans Monatana se z.Salihu është ftuar dhe inkuadruar në radhët e personaliteteve botërore si VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat