Diplomacia amerikane zbret në Prishtinë

Aktuale

Diplomacia amerikane zbret në Prishtinë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:14
Matthew Palmer dhe Ramush Haradinaj

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, u takua të martën me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Zoti Palmer qëndroi në Prishtinë pas një vizite në Serbi gjatë së cilës u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos e humbin “mundësinë historike” për të arritur një marrëveshje nga e cila “të dyja palët do të dilnin fituese”.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve por ende është e paqartë se çfarë mund të jetë një marrëveshje që siguron atë normalizim dhe çfarë janë mundësitë për arritjen e shpejtë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat