“Nëse Thaçi korrigjon kufijtë do të amnistohet nga krimet e luftës”

Aktuale

“Nëse Thaçi korrigjon kufijtë do të amnistohet nga krimet e luftës”

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:30
Hashim Thaçi dhe Rada Trajkoviç

Politikania serbe, Rada Trajkoviç ka thënë se ekziston një mosmarrëveshje brenda administratës amerikane dhe politikave zyrtare të Departamentit të Shtetit lidhur me marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit.

Trajkoviç ka thënë se ka marr disa informacione se presidenti francez, Emanuel Macron ka ndryshuar qëndrim rreth idesë së ndarjes së Kosovës.

Trajkoviç gjithashtu thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “nëse ai mbështet iden e ndarjes së Kosovës, ai me vendosmëri do ta tërhek presidentin Thaçi nga akuzat për trafikim të organeve dhe nga të gjitha krimet që përfshijnë spastrim sistematik etnik të serbëve dhe krimeve kundër njerëzimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat