Haradinaj ia tregon Thaçit alternativën ndaj "korrigjimit të kufijve"

Aktuale

Haradinaj ia tregon Thaçit alternativën ndaj "korrigjimit të kufijve"

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:13
Ramush Haradinaj

“Nuk është rruga deri të zgjidhja, por te telashet tjera”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj për idenë e "korrigjimit të kufijve" të shpalosur tashmë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kryeministri Haradinaj ka përsëritur se kjo ide është gabim dhe është kategorikisht kundër.

“Mendoj se kjo është kuptuar nga vendimmarrësit që nuk ka terren për një opsion të këtillë dhe ajo që kishte thënë presidenti që kush ka alternativë, unë jam i gatshëm. Mendoj që alternativa ekziston dhe ajo është që me jetu në paqe të dy popujt, po jo me e hap Kosova vetveten sepse kjo nuk është paqe, kjo është destabilizim”, ka thënë Haradinaj.

“Ka alternativë, konsolidimi i vetvetes, me jetu në paqe me ta, ndoshta kjo nuk i kënaq apetitet e Beogradit zyrtar por as ata nuk po i kënaqin apetitet tona. Duhet mu ndalë diku, mendoj se respektimi në këta kufij, në këtë territor dhe njohja është alternativa, kjo është sepse na tash nuk mund të shpikim alternativa”, ka shtuar ai.

“Ka vdekur si opsion. Askush nuk është i gatshëm të hyjë në eksperimente të tilla. Nuk besoj se do të pranonte dikush të luante me ato veprime në aspektin global”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat