Gruaja e Ukë Rugovës ka një porosi, tregon pse familja Rugova shumë individëve iu ka falur mëkatet e bëra ndaj Rugovës

Aktuale

Gruaja e Ukë Rugovës ka një porosi, tregon pse familja Rugova shumë individëve iu ka falur mëkatet e bëra ndaj Rugovës

Nga: P.R Më: 23 tetor 2018 Në ora: 22:22
Blerta Kllokoqi Rugova

Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e Ukë Rugovës, djalit të dytë të presidentit historik, Ibrahim Rugova, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me debatin e fundit mes nënkryetarit të LDK-së. Lutfi Hazirit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Të gjithë ju që flisni e mundoheni të hudhni poshtë deklarimet e Nënkryetarit të LDK-së dhe njëherit Ministrit të vetë Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Zt. Lutfi Haziri, ju rekomandoj të shkoni e të përkuleni para vendit ku pushon i qetë arkitekti i Kosovës shtet i lirë, pavarur e demokratik Dr. Ibrahim Rugova, e të i tregoni botës se edhe ju si e GJITHË BOTA vlerësoni lartë figurën, jetën dhe veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar ajo.

Më tej, sipas Rugovës, familja e presidentit Rugova kanë falur mëkate të shumë e shumë individëve dhe vazhdojnë të falin edhe më tej.

“Vetë Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe po ashtu familja e tij, akterë dhe dëshmitarë kryesor të të gjitha shpifjeve e propagandave ndaj Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në kohën kur Presidenti po jepte edhe frymën e fundit duke punuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, e edhe pas shkuarjes së tij në amshim në raport me familjen e tij sot e kësaj dite, kanë falur mëkate të shumë e shumë individëve dhe vazhdojnë të falin edhe më tej sepse PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA NJË GJË THOSHTE: NUK KEMI SHQIPTAR PËR TË HUMBUR”, ka përfunduar postimin e saj Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e Ukë Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat