Avdyli dyshon që PSD e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Avdyli dyshon që PSD e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 22:38
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli thotë se LDK-ja e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë, por ka dilema te partia tjetër opozitare.

Avdyli ka thënë opozita duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe shërbimi më i mirë i momentit është rrëzimi i Qeverisë.

Ai ka thënë se për momentin janë të gatshëm, edhe me deputetë të tjerë të partive që janë në pozitë të rrëzojnë qeverinë.

“Na ka treguar historia se edhe në kohën e Presidentit Rugova, kur LDK kishte numrin maksimal të deputetëve, nuk arriti ta merr Qeverinë, sepse ‘Povrataku’ serb në atë kohë u ndikua nga Thaçi dhe nuk arritëm të marrim kryeministrin”, tha Avdyli.

Deputeti i LDK-së ka thënë se janë të vetëdijshëm se për momentin nuk i kanë numrat, por janë në kërkim të deputetëve nga pozita për rrëzimin e qeverisë.

“Ideja është të marrim deputetë nga NISMA, por ekziston opsioni edhe te Lista Serbe”.

Ai ka thënë se LDK-ja e pranon si gabim që nuk ka mundur ta ndalë kapjen e shtetit nga PDK-ja në vitin 2007.

“LDK-ja nuk ka arritur të ndalë kapjen e shtetit dhe e pranojmë që ishte gabim i joni”.

Avdyli ka thënë se personalisht ka dilema nëse partia opozitare PSD e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë.

“Për LDK-në nuk kam dilema nëse ka dileme për rrëzimin e qeverisë. Duke i vëzhguar seancat e fundit nga shtatori, unë kam dilema nëse PSD-ja është e gatshme për rrëzimin e qeverisë”.

“Nëse PSD-ja merr pjesë në mënyrë kaq besnike në seancat e Kuvendit të Kosovës edhe kur mungojnë deputetët e PDK-së apo NISMA-s, unë e shtroj pyetjen: a jemi të gatshëm për rrëzimin e qeverisë?”, deklaroi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat