As kryeprokurori Brammertz nuk e di se kur do të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Aktuale

As kryeprokurori Brammertz nuk e di se kur do të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 23:06
Serge Bramertz

Kryeprokurori i Mekanizmit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Serge Bramertz, tha sot se nuk e di kur do të paraqiten paditë e para në Gjykatën Speciale për Krimet e pretenduara të Luftës të UÇK-së të kryera në Kosovë.

“E di se viktimat në Kosovë kërkojnë drejtësi, por druaj se kjo do të vonojë”, ka thënë Bramertz, i pyetur se a e habit fakti se Gjykata për krime lufte të pretenduara të UÇK-së ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

Bramertz shtoi se nuk është zëdhënës i kësaj Gjykate dhe ka kujtuar se një prokuror veçse ka dhënë dorëheqje.

“Tash vonë është emëruar i riu, jam takuar me të, ka nisur punën, por nuk e di se kur do të dalin aktakuzat e para. Një gjë mund ta them se bashkëpunojmë në tërësi. Por, varet nga ta se kur do të ngrenë aktakuzat e para”, shtoi ai.

Kryeprokurori Bramertz ka thënë se është e vështirë të zhvillohen hetime ndërkombëtare, veçanërisht nëse jeni në Hagë, ndërsa do të duhej të ishit në Kosovë.

“Mbrojtja e dëshmitarëve, ruajtja e tyre, sigurimi i dëshmive, e tërë kjo merr shumë kohë”, tha Bramertz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat