Hoxhaj: Ta shfrytëzojmë kushtëzimin e BE-së për Serbinë që ta njoh Kosovën

Aktuale

Hoxhaj: Ta shfrytëzojmë kushtëzimin e BE-së për Serbinë që ta njoh Kosovën

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 23:37
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzoj kushtëzimin e BE-së që i ka bërë Serbisë për njohjen e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duhet të shfrytëzohet kushtëzimi që BE i ka bërë Serbisë për ta pranuar në gjirin e saj.

“BE e ka kështëzuar Serbinë për normalizimin e raporteve me Kosovën. BE-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që rruga e saj për në Evropë kalon nëpër Prishtinë. Duhet të shfrytëzohet kjo situatë”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se me Serbinë duhet të arrihet marrëveshje.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik sa i përket dialogut me Serbinë.

“Disa prej kolegëve tanë po merren me romantizëm ditor”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat