Rrëfimi rreth aksidentit në rrugën B që i mori jetën 30 vjeçares

Aktuale

Rrëfimi rreth aksidentit në rrugën B që i mori jetën 30 vjeçares

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:08
Lendita Abdullahu Bardhi, 30 vjeçare ndërroi jetë mbrëmjen e së martës pasi nuk iu mbijetoi plagëve.

F.R, 25 vjeçare është e mbijetuara e aksidentit që ndodhi të hënën në kryeqytet. Një ditë më vonë, e njëjta po lufton për jetën. Ajo po trajtohet në shërbimin e intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në këtë insitucion thonë se gjendja e së njëjtës është e rëndë.

 ‘F.R. e lindur më 1995 dje ka pasur një intervenim në sallën e qendrës emergjente. Prej aty e njëjta është dërguar në repartin intensiv për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja aktuale sipas mjekëve është e rëndë’, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të QKUK-së.

Në aksidentin që ndodhi dje, u goditën me veturë dy femra, të cilat ishin kolege të punës dhe nuk kishin ndonjë lidhje gjaku. Lendita Abdullahu Bardhi, 30 vjeçare ndërroi jetë mbrëmjen e së martës pasi nuk iu mbijetoi plagëve. 

Ajo punonte në një kompani të patundshmërisë, dhe duke kaluar nëpër këtë vendkalim për këmbësorë pak metra larg vendit të saj të punës, u godit bashkë me kolegen e saj. 
Të martën kompania në fjalë qëndronte e mbyllur. Në të ishte vendosur njoftimi për varrimin e së ndjerës.

E në familjen e Lenditës, po kryheshin përgatitjet për ceremoninë e varrimit. Familjarët nuk pranuan të flasin para kamerës, por na thanë se nuk kanë informata të detajuara në lidhje me atë se si ka ndodhur saktësisht aksidenti.

Ndërkohë, vozitësi është arrestuar nga policia e Kosovës. Dyshohet se i njëjti kishte tejkaluar shpejtësinë në momentin kur ndodhi aksidenti.

 ‘Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMË dhe dy këmbësore.  Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret. Ngasësi i automjetit BMË,  L. M,  mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh’ 

Në lagjen rruga B në Prishtinë, problem paraqesin edhe veturat e parkuara anash të cilat shpesh nuk përfillin distancën që duhet ruajtur në raport me vendkalimin për këmbësorë. 

Ato ulin dukshmërinë e vozitësve, edhe pse shenja paralajmëruese pati për çdo vendkalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat