4 shtete të fuqishme ‘bllokojnë’ mbledhjen e Këshillimit të Sigurimit në OKB për Kosovën

Aktuale

4 shtete të fuqishme ‘bllokojnë’ mbledhjen e Këshillimit të Sigurimit në OKB për Kosovën

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:47
OKB

Media serbe shkruan sot se katër shtetet e fuqishme mundohen të parandalojnë që në rend të ditës në mbledhjen e 8 nëntorit të jetë diskutimi mbi gjendjen në Kosovë.

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Suedia do ta sabotojnë mbledhjen e radhës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

E përditshmja serbe “Novosti” shkruan sot se katër shtetet e fuqishme mundohen të parandalojnë që në rend të ditës në mbledhjen e 8 nëntorit të jetë diskutimi mbi gjendjen në Kosovë.

Raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres rreth gjendjes në Kosovë ishte paraparë të ishte temë diskutimi edhe në mbledhjen e gushtit.

Por, Britania e Madhe si kryesuese e asaj kohe në Këshill të Sigurimit, e kishte refuzuar propozimin e tij, transmeton lajmi.net.

Njësoj ndodhi edhe në shtator kur kryesues ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, rotacioni i kryesuesve ka kaluar tek Kina e cila në mbledhjen e radhës ka future në rend të ditës raportin e Guterresit për Kosovën.

Edhe pse rendi i ditës ende nuk është konfirmuar, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Suedia mundohen që sërish ta anashkalojnë diskutimin për Kosovën.

Andaj, “Novosti” shkruan se Serbia është në kontakt të vazhdueshëm me Kinën duke kërkuar caktimin e rendit të ditës në mënyrë teknike dhe jo mbi bazën politike e kjo mund të arrihet vetëm me votat e shumicës.

Kjo nënkupton se vota e Kinës dhe Rusisë do të ketë peshën e njëjtë me të tjerët ku nga 15 anëtarët e deritashme, Kosovën si shtet e kanë njohur nëntë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat