Këshilltari qesharak i Ramush Haradinajt, publikon fotografi adoleshentësh në Fcebook

Aktuale

Këshilltari qesharak i Ramush Haradinajt, publikon fotografi adoleshentësh në Fcebook

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:13
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, ka publikuar një fotografi të çuditshme në Facebook.

Duket dashur të duket sa më madhështor, Belegu ka publikuar një fotografi me montim amator në Facebook, ku ai shfaqet në një ekran të madh dhe ku disa njerëz të tjerë e shikojnë atë sikur të ishte ndonjë aktor apo këngëtar me famë botërore.

Këso fotografish qesharake shohim shpesh të publikuara në Facebook nga adoleshentë dhe njerëz që nuk e kanë të zhvilluar shijen në art, në fotografi në këtë rast.

Belegu është këshilltari për të cilin para pak ditësh u raportua se për faj të tij 20 mijë euro të buxhetit të Kosovës u avulluan në Nju Jork.

Ai kishte organizuar një pritje në një sallë të një hoteli të shtrejtë në Nju Jork për liderët botërorë, por ftesës së tij dhe të Qeverisë nuk i ishte përgjigjur askush, duke paguar kështu për sallën e zbrazët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat