Abazi: Koalicioni LDK-LVV është i nevojshëm dhe i domosdoshëm

Aktuale

Abazi: Koalicioni LDK-LVV është i nevojshëm dhe i domosdoshëm

Nga: N.H Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:02
Haki Abazi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, së bashku, munden me qenë forcat e vetme që e nxjerre shtetin nga varësia e përfituesve dhe krimineleve që kanë katandisur vendin.

Abazi përmes një postimi në Facebopok, thotë se koalicioni LDK-LVV është edhe i nevojshëm edhe i domosdoshëm në rrugën e zhvillimit dhe avancimit të dinjitetit njerëzorë e shtetërorë.

“Koalicioni LDK-LVV është edhe i nevojshëm edhe i domosdoshëm në rrugën e zhvillimit dhe avancimit te dinjitetit njerëzore e shtetërore. Çfarëdo lloji i kombinimit tjetër është përzierje për të vazhduar qëllimin e vendit”, thotë ndër tjerash Abazi.

Ja postimi i plotë i Abazit:

Ne kohe te vështira testohen njerëzit

Definimi i demokracisë ne cilindo nivel nuk është kandar i interesave personale. Ana e turpërisë se PSD eshte indeksi me i afert e kujtese sa te paskrupullet mund te jene njerezit pa seder, sa te paturpshem jane kur korruptohen dhe sa te korruptuar jane kur jane te paturpshem. Edhe une mendoj qe pozita e Kryetarit te Prishtines se bashku me parlamentaret dueht te dalin e te maten me voten qytetare ne zgjedhje te jashtezakonshme. Me kritiku diken per mungese demokracie e principe e me mbajte mandate te vjedhura eshte hipokrizi i barabart me keta qe edhe fjalen e vet e kosiderojne rrene kur dikush tjeter ua kujtone.

Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Levizja VV se bashku, munden me qene forcat e vetme qe e nxjerre shtetin nga varesia e perfituesve dhe krimineleve qe kane katandisur vendin. Koalicioni LDK--LVV eshte edhe i nevojshem edhe i domosdoshem ne rrugen e zhvillimit dhe avancimit te dinjitetit njerezore e shteterore. Cfafedo lloji i kombinimit tjeter eshte perzirje per te vazhduar qelbimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat