Hoti: Insistimi i Thaçit për korrigjimin e kufirit ka dëmtuar përpjekjet tona

Aktuale

Hoti: Insistimi i Thaçit për korrigjimin e kufirit ka dëmtuar përpjekjet tona

Nga: N.H Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:44
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, thotë se insistimi antikushtetues i Presidentit aktual për korrigjimin e kufirit i ka dëmtuar përpjekjet tona për dy dekada për të ndërtuar një shtet.

Hoti thotë se në radhët e komunitetit serb, ky angazhim i Presidentit ka shtuar refuzimin ndaj institucioneve të Republikë së Kosovës. Kjo po vërehet me largimin e shumë pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja.

Shefi i GP të LDK-së, përmes një postimi në Facebook, thotë se duhen shumë kohë dhe energji për ta kthyer besimin tek komuniteti serb se nuk ka ndryshim të kufirit, nuk ka ndarje të Kosovës, dhe se ardhmja e tyre është e sigurt në Kosovë krahas komuniteteve të tjera.

Ja postimi i plotë i Hotit:

Insistimi antikushtetues i Presidentit aktual për korrigjimin e kufirit i ka dëmtuar përpjekjet tona për dy dekada për të ndërtuar një shtet ku qytetarët e të gjitha komuniteteve ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre.

Në radhët e komunitetit serb, ky angazhim i Presidentit ka shtuar refuzimin ndaj institucioneve të Republikë së Kosovës. Kjo po vërehet me largimin e shumë pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja.

Do të na duhet shumë kohë dhe energji për ta kthyer besimin tek komuniteti serb se nuk ka ndryshim të kufirit, nuk ka ndarje të Kosovës, dhe se ardhmja e tyre është e sigurt në Kosovë krahas komuniteteve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat