Konfirmohet: Vëllau i presidentit Thaçi sulmoi fizikisht dy persona në Byronë e Sigurimeve

Aktuale

Konfirmohet: Vëllau i presidentit Thaçi sulmoi fizikisht dy persona në Byronë e Sigurimeve

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e rajonit të Prishtinës konfirmon për një rrahje që ka ndodhur sot rreth mesditës e ku mediat kanë raportuar se është i përfshirë vëllau i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’  në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të  shtetit i cili po ashtu ka dalë  në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Mediat kanë raportuar se vëllau i presidentit Gani Thaçi ka rrahur fizikisht dy persona brenda zyrës së Byrosë së Sigurime, drejtorin e BKS-së Blerim Pushkollin dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, sllovenin Gianni Sokoliq.

Prokurori Ali Ajdini ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin e vëllait të presidentit Hashim Thaçi.

Ka thënë se aktualisht është duke shkuar në vend të ngjarjes dhe ka kërkuar që për detaje të kontaktohet pasi të kryejë ekzaminimin.

Gani Thaçi, vëllai i presidentit Hashim Thaçi dyshohet se ka sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe një drejtor të një kompanie private të sigurimeve.

Sulmi ka ndodhur në një mbledhje që kishte kjo Byro.

***

Vëllu i presidentin Hashim Thaçi, Gani Thaçi, e ka sulmuar fizikisht drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkollin.

Media merr vesh se incidenti ka ndodhur para pak qasesh në zyret e Byros Kosovare gjatë një mbledhjeje.

Dyshohet se Thaçi e ka sulmuar fizikisht edhe një drejtor të një kompanie private të sigurimeve.

Policia ka shku në vendin e ngjarjes.

Ndërsa Drejtori i BKS’së, Blerim Pushkolli nuk ka dashur ta komentojë këtë ngjarje.

“Do të ju njoftojmë për këtë rast. Jo, nuk mund të them asgjë”, ka thënë Pushkolli.

Media merr vesh se personi i dytë që është sulmuar sot nga vëllua i Presidentit Hashim Thaçi është drejtori i kompanisë së sigurimeve “Iliria”, shtetasi slloven Giani Sokoliq, i cili në të njëjtën kohë mbanë edhe postin e kryetarit të bordit të Byros Kosovare të Sigurimeve.

Gani Thaçi, ka sulmuar edhe Blerim Pushkollin, drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve.

Incidenti ka ndodhur gjatë para pak qasesh në zyret e Byros Kosovare gjatë një mbledhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat