Enver Hasani kallëzim penal për Aleksandër Lumezin, Blerim Jusufin, Drita Peci Hajdari dhe Sevdije Morinën

Aktuale

Enver Hasani kallëzim penal për Aleksandër Lumezin, Blerim Jusufin, Drita Peci Hajdari dhe Sevdije Morinën

Nga: N.Sh Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:09
Aleksander Lumezi

Profesor Dr. Enver Hasani ka ngritur kallëzim penal kundër kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezit, Blerim Jusufit, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Drita Peci Hajdarit, prokurore e Prokuorisë Speciale, dhe Sevdije Morinës, prokurore e Prokurorisë Speciale, skruan gazeta”Bota sot”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në kallëzimin penal thotë se ekziston dyshimi i arsyëshëm se Blerim Jsufaj i shtyrë nga Aleksandër Lumezi, ka keqpërdor detyrën dhe autoritetin zyrtar me qëllim që t’i shkaktoj dëm prof, dr. Enver Hasanit, duke falsifikuar dokumente zyrtare.

Kurse, për Aleksandër Lumezin i cili është edhe kryeprokuror i Shtetit sipas këtij kallëzimi penal thuhet se akuzohet për shtytje në veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Më poshtë ua sjellim komunikatën e plotë:

K A LL Ë Z I M    P  E  N  A  L

kundër:

Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit, Blerim Jusufit, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Drita Peci Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina prokurore e Prokurorisë Speciale, të dhënat tjera t’iu merren gjatë procedurave të procedimit të këtij kallëzimi penal.

për shkak se:

I.

1. Ekziston dyshimi i arsyeshëm, se Blerim Isufaj i shtyrë nga Aleksandër Lumezi dhe me qëllim që ti shkaktoj dëm Prof. Dr. Enver Hasanit, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka keqpërdorë  detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që ka filluar procedurën e hetuesisë dhe ka ngritur aktakuzë kundër tij, për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetin zyrtar, të parashikuar nga neni 422. par.1 dhe veprës penale falsifikimi i dokumentit zyrtar, të parashikuar nga neni 434.par.1.të KPK-ës, për faktin se Gjykata Kushtetuese lidhur me rastin e ngritur nga Avokat i Popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, me Aktvendimin KO 155/14 të datës 13.11.2014,  e kishte refuzuar këtë kërkesë si të papranueshme,  edhe pse e dinte që nuk ekziston asnjë minimum dyshimi  për këto vepra penale,  dhe se edhe sikur të ishte përmbush kushti ligjor “dyshimi i arsyeshëm” (u tha nuk kishte asnjë dyshim), nuk ka mund të filloj procedurën penale, ngase kanë ekzistuar pengesa për ndjekjen e tij, për faktin se ai kishte imunitet funksional, dhe pa marrjen e imunitetit ndaj tij nuk mund të fillohej procedura penale as ajo civile, meqë bëhej fjalë për vendim që ishte marr nga  Gjykata Kushtetuese në kuadër të mandatit të saj, përkatësisht nga të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, të parashikuara nga neni 422.par.1. të KPK-ës, ndërsa i dyshuari Aleksandar Lumezi shtytje në veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, parashikuara nga neni 422.par.1.lidhur me nenin 32 të KPK-ës.

2. Se si prokuror i  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i shtyrë nga Aleksandër Lumezi, me qëllim që t’i shkaktoj dëm Prof. Dr. Enver Hasanit, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka keqpërdorë detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që ka ngritur aktakuzë kundër tij, PPS.nr.18/2015, datë 13.01.2016, për veprën penale: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetin zyrtar, të parashikuar nga neni 422.par.1, për faktin se Gjykata Kushtetuese kishte vendosur lidhur me rastin e ngritur nga Shyqyri Syla dhe Laura Pula të cilët kishin kontestuar kushtetutshmërinë e vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me procedurën e zgjedhjes së Kryeprokuror të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe me aktgjykimin KI 99/14 dhe KI 100/14 të datës 8 korrik 2014e kishte anuluar vendimin e KSHPK duke e rikthyer procesin në fillim edhe pse e dinte që nuk ekziston asnjë minimum dyshim për këto vepra penale, dhe se edhe sikur të ishte përmbush kushti ligjor “dyshimi i arsyeshëm” (u tha nuk kishte asnjë dyshim), nuk ka mund të filloj procedurën penale, ngase kanë ekzistuar pengesa për ndjekjen e tij, për faktin se ai kishte imunitet funksional, dhe pa marrjen e imunitetit ndaj tij nuk mund të fillohej procedura penale as ajo civile, meqë bëhej fjalë për vendim që kishin marr nëntë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të mandatit të saj.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, të parashikuara nga neni 422.par.1. të KPK-ës, ndërsa i dyshuari Aleksandar Lumezi shtytje në veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, parashikuara nga neni 422.par.1.lidhur me nenin 32 të KPK-ës.        

II.

1. Drita Peci Hajdari si prokurore e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i shtyrë nga Aleksandër Lumezi, me qëllim që t’i shkaktoj dëm Prof. Dr. Enver Hasanit, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka keqpërdorë detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPN/I.nr. 341/16, datë 06.12.2016, me të cilën është hedhë aktakuza kundër Prof. Dr. Enver Hasanit, ku ai akuzohej për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetin zyrtar, të parashikuar nga neni 422.par.1 dhe veprës penale falsifikimi i dokumentit zyrtar, të parashikuar nga neni 434.par.1.të KPK-ës, për  rastin e  vendosjes për kushtetutshmërinë e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ishte e vetëdijshme që nuk ekziston asnjë minimum dyshime për këto vepra penale, dhe se edhe sikur të ishte përmbush kushti ligjor “dyshimi i arsyeshëm” (u tha nuk kishte asnjë dyshim), nuk ka mund të fillohej e as të vazhdohej  procedura penale, ngase kanë ekzistuar pengesa për ndjekjen penale, për faktin se ai kishte imunitet funksional, dhe pa marrjen e imunitetit ndaj tij nuk mund të fillohej e as të vazhdohet procedura penale, meqë bëhej fjalë për vendim që kishin marr nëntë gjyqtarë të GjykatësKushtetuese në kuadër të mandatit të saj.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, të parashikuara nga neni 422.par.1. të KPK-ës, ndërsa i dyshuari Aleksandër Lumezi shtytje në veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, parashikuara nga neni 422.par.1.lidhur me nenin 32 të KPK-ës.

2. E njëjta e dyshuar si prokurore e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e shtyrë nga Aleksandër Lumezi, me qëllim që t’i shkaktoj dëm Prof. Dr. Enver Hasanit,  ish rektor i Universitetit të Prishtinës dhe ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka keqpërdorë detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që ka ngritur aktakuzë kundër tij, PSKR,  PPS Nr. 145/2014, datë 31.07.2015, për rastin e përkthimit të librave për Universitetin “Hasan Prishtina”  nga ISN, kinse për keqpërdorim i detyrës dhe autoritetin zyrtar, të parashikuar nga neni 422. par.1, edhe pse e dinte që nuk ekziston asnjë minimum dyshim për këtë vepër penale, e kjo u dëshmua nga vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe të pandehurin e liroi nga akuza.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, të parashikuara nga neni 422.par.1. të KPK-ës, ndërsa i dyshuari Aleksandër Lumezi shtytje në veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, parashikuara nga neni 422.par.1.lidhur me nenin 32 të KPK-ës.

III.

1. Sevdije Morina si prokurore e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’i shkaktoj dëm Prof. Dr. Enver Hasanit, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka keqpërdorë detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që ka ngritur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë KML.nr. 5/17, dt. 08.02.2017, në Gjykatën Supreme, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilën është hedhë aktakuza kundër Prof. Dr. Enver Hasanit, ku ai akuzohej për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar, të parashikuar nga neni 422. par.1 dhe veprës penale falsifikimi i dokumentit zyrtar, të parashikuar nga neni 434.par.1.të KPK-ës, për rastin e  vendosjes për kushtetutshmërinë e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ishte e vetëdijshme që nuk ekziston asnjë minimum dyshimi për këto vepra penale, dhe se edhe sikur të ishte përmbush kushti ligjor “dyshimi i arsyeshëm” ( u tha nuk kishte asnjë dyshim), nuk ka mund të fillohej e as të vazhdohej  procedura penale , ngase kanë ekzistuar pengesa për ndjekjen penale, për faktin se ai kishte imunitet funksional, dhe pa marrjen e imunitetit ndaj tij nuk mund të fillohej e as të vazhdohet procedura penale, meqë bëhej fjalë për vendim që kishin marr nëntë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të mandatit të saj.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, të parashikuara nga neni 422.par.1. të KPK-ës, ndërsa i dyshuari Aleksandar Lumezi shtytje në veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, parashikuara nga neni 422.par.1.lidhur me nenin 32 të KPK-ës.

A r s y e  t i m i

. Me datë 14.04.2015 Zyra e Prokurorit të Shtetit ka nxjerr Aktvendimin për Fillimin e Hetimeve me shenj PPS. nr. 18/ 2015, ndaj këtu palës së dëmtuar Enver Hasani dhe Arta Rama - Hajrizi, nën dyshimin se i njëjti është i dyshuar për veprën penale Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar, nga neni 422 paragrafi 1 të KPK - së dhe veprën penale të Falsifikimit të Dokumentit Zyrtar, nga neni 434 paragrafi 1 i KPK -së.

Provë Materiale: Aktvendimi për Fillimin e Hetimeve, me shenj PPS. nr. 18/ 2015, i datës 14.04.2015 (Prova nr. 1).

2. Aktvendimi për Fillim të Hetimeve (i lartshënuar) është nxjerr për të hetuar këtu palën e dëmtuar Prof. Dr. Enver Hasani, në cilësinë e palës së dyshuar, se kinse ka keqpërdor detyrën zyrtare, si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në rastin e vendosjes në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese me shenj KO - 155/ 14 për pa pranushmëri, të datës 13 nëntor 2014, që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit shtesë të gjyqtarëve ndërkombëtar z. Robert Carolan, z. Almiro Rodriguez, dhe znj. Snezhana Butasharova, përmes dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës.

Provë Materiale: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me shenj KO - 155/ 14, i datës 13 nëntor 2014 (Prova nr. 2).

3. Në pikën II të këtij aktvendimi (Aktvendimi për Fillim të Hetimeve) është përcaktuar se i pandehuri në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka shënuar të dhëna të rreme në Aktvendimin për pa pranueshmëri me shenj KO155/ 14, të datës 13 nëntor 2014, me rastin e trajtimit të dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtar, respektivisht, falsifikimi i dokumentit zyrtar kishte të bënte me faktin se në faqen 1 të Aktvendimin shënohej emri i gjyqtarit Robert Carolan (shqip: Robert Karollajn), si anëtar i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, sipas shkresave të lëndës, i njëjti, nuk kishte qenë pjesë e kolegjit të gjykatës kushtetuese, për shkak se e kishte përjashtuar vetën nga gjykimi i kësaj çështje.

Gjykata Kushtetuese përkitazi për Dekretin e Presidentes Jahjaga, ka vendosur dy herë, sipas kërkesës së UD të Avokatit të Popullit Sami Kushrteshi, rasti i parë njihet si rasti KO 155/14 kurse rasti i dytë si  KO 22/15. (Provë: Aktvendimi në Rastin KO 155/ 14 i datës 13 nëntor 2014 dhe KO 22/15 i datës 30 prill 2015).

Provë Materiale: Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, me shenj KO 22/15, i datës 30 prill 2015, (Prova nr. 3).

Pas nxjerrjes së Aktvendimit për Fillimit të Hetimeve (të përshkruar si më lartë), Zyra e Prokurorit të Shtetit, me datë 13 janar 2016 ngrit Aktakuzën me shenj PPS. nr. 18/ 2015, në bazë të cilës akuzon këtu palën e dëmtuar, Prof. Dr. Enver Hasani (jo edhe Arta Rama) për veprën penale të Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare, nga neni 422 paragrafi 1 të KPK - së dhe veprën penale të Falsifikimit të Dokumentit Zyrtar, nga neni 434 paragrafi 1 i KPK - së, nën dyshimin.

Provë Materiale: Aktakuza, e Prokurorisë së Shtetit, me shenj PPS. nr. 18/2015, i datës 13 janar 2016 (Prova nr. 4).

Me datë 17.04.2015 Prokurori e Shtetit Blerim Isufaj i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, me Kërkesën për Zbatimit e Hetuesisë së Veçantë, përkitazi për të dëgjuar dëshmitarin Robert Karollajn, për veprat që dyshohej këtu pala e dëmtuar, mirëpo, me datë Gjykata Themelore në Prishtinë, nxjerr Aktvendimin me shenj PPRKR. nr. 130/15 në bazë të cilit Refuzon Kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për Zbatimin e Mundësisë së Hetimit të Veçantë, për shkak të mungesës së kushteve ligjore sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për të zbatuar hetimin ndaj këtu palës paditëse, për shkak të imunitetit funksional të palës paditëse dhe ekzistimit të imunitetit diplomatik të dëshmitarit Robert Carolan.

Provë Materiale: Kërkesa për Zbatimin e Hetuesisë së Veçantë (Prova nr. 5); Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, me shenj PPRKR. nr. 130/15 (Prova nr. 6).

Aktakuza (e lartshënuar) është ngritur kundër këtu palës së dëmtuar Enver Hasani, se kinse ka keqpërdor detyrën zyrtare, si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në rastin e vendosjes në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese me shenj KO - 155/14 për papranushmëri, të datës 13 nëntor 2014, që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit shtesë të gjyqtarëve ndërkombëtar z. Robert Karollajn, z. Almiro Rodriguez, dhe znj. Snezhana Butasharova, sipas dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

. Në pikën II të aktakuzës është akuzuar këtu pala kallzuese, Prof. Dr. Enver Hasani, se në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka shënuar të dhëna të rreme në Aktvendimin për papranueshmëri me shenj KO155/ 14, të datës 13 nëntor 2014, me rastin e trajtimit të dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtar, respektivisht, falsifikimi i dokumentit zyrtar kishte të bënte me faktin se në faqen 1 të Aktvendimin me shenj KO155/14, shënohej emri i gjyqtarit Robert Karollajn, si anëtar i Kolegjit të  Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, sipas shkresave të lëndës, i njëjti, nuk kishte qenë pjesë e kolegjit të gjykatës kushtetuese, për shkak se e kishte përjashtuar vetën nga gjykimi i kësaj çështje.

. Me datë 04.11.2016 Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamentit për Krime të Rënda, me rastin e vendosje për Kërkesën për Hedhje të Aktakuzës të mbrojtësit të palës paditëse dhe Kundërshtimit të provave Prova, në seancën e shqyrtimit fillestar  sipas aktakuzës ka nxjerr Aktvendimin me shenj PKR. nr. 14/2016 në bazë të cilit ka refuzuar kërkesën për hedhje të aktakuzës të këtu palës së dëmtuar, në cilësinë e te pandehurit.

Provë Materiale: Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, me shenj PPRKR. nr. 130/15, i datës 04.11.2016 (Prova nr. 7).

10. Me datë 22.12.2016 Gjykata e Apelit - Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas ankesës të palës autore të këtij kallëzimi penal, dëmtuar Prof. Dr. Enver Hasani, kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, me shenjë PKR - nr. 14/ 2016, ka nxjerr Aktvendimin me shenjë PN. nr. 841/2016, të datës 22.12.2016, në bazë të cilit ka aprovuar ankesën e këtu palës kallëzuese, Prof. Dr. Enver Hasani, si të bazuar dhe ka ndryshuar aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë duke e hedhur aktakuzën e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, me shenj PPS. nr. 2016, të datës 13.01.2016.

Provë Materiale: Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, me shenj PN. nr. 841/2016, i datës 22.12.2016 (Prova nr. 8).

11. Me datë 28 mars 2017 Gjykata Supreme e Kosovës duke vendosur sipas Kërkesës për Mbrojtjen e Ligjshmërisë së Kosovës, të Prokurorit të Shtetit kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit - Departamenti për Krime të Rënda, me shenj PN. nr. 841/ 2016, të datës 22.12.2016, në bazë të cilit ka refuzuar Kërkesën për Mbrojtjen e Ligjshmërisë së Prokurorit të Shtetit.

Provë Materiale: Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, i datës 28 mars 2017, me shenjë PML. nr. 33/2017 (Prova nr. 9).

Gjykata Supreme e Kosovës, në bazë të aktvendimit të lartcekur (Aktvendimit me shenj PN. nr. 841/ 2016, të datës 22.12.2016) ka konstatuar: se Akti Akuzues - i referohet aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Shtetit, të datës 31.01.2016, me shenj PPS. nr. 18/ 2015 është paqartë, sepse, sipas aktakuzës konsiderohet vetëm një veprim i kundërligjshëm dhe ajo sa i përket futjes së emrit të gjyqtarit Robert Karollajn në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë veprim Prokuroria e Shtetit e Konsideron edhe si falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 434 të KPK -së edhe si Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare, nga neni 422 të KPK - së, e që në rastin konkret nuk është e mundur bashkimi ideal i veprave penale për shkak se këto dy vepra penale kanë strukturë dhe elemente të ndryshme nga njëra tjetra.

. Më tej Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se në rastin konkret kanë ekzistuar pengesa procedurale që kanë penguar ndjekjen penale, ngase, ka ekzistuar imuniteti i funksional ose imuniteti i brendshëm i të pandehurit, këtu palës autore të kallëzimit penal, për shkak të funksionit të tij si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, në kuptim të nenit 117 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe imuniteti absolut ose të jashtëm (diplomatik) për dëgjimin e dëshmitarit Karolan, sipas nenit 5 pika 5.6 të Ligjit për Statusin, Imunitetin dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Pranin Ndërkombëtare Ushtarake si dhe personelin e saj, përkitazi për injorimin e dispozitave për imunitetin funksional të palës së dëmtuar dhe imunitetin e jashtëm (diplomatik) të dëshmitarit Robert  Karollajn, Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar, citoj "[...] së pari duhet të paraqitet kërkesë për zhveshjen nga imuniteti të bartësve të këtyre funksioneve dhe vetëm pas heqjes së imunitetit ndaj tyre, mund të fillohet procedura penale, çdo shmangie nga kjo procedurë e organit të ndjekjes merr dimension tjetër (arbitrar) [...]?!".

. Më tej Gjykata Supreme e Kosovës, në aktgjykimin e saj konstaton se sa i përket dimensionit të dytë ekzistimit të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit, kolegji i kësaj gjykate ka gjetur se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me rastin e paraqitjes së Kërkesës për Mbrojtjen e Ligjshmërisë ka shkelur ligjin në dëm të te pandehurit këtu palës autore të kallëzimit penale, prof. dr. Enver Hasani, Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se edhe po të mos ekzistonin pengesat e ndjekjes penale, nuk ka ekzistuar as dyshimi minimal (i bazuar jo se jo) për të filluar hetimin ndaj tij.

Sipas palës së dëmtuar, Prokuroria e Shtetit, përmes të dyshuarve të lartcekur me rastin e ngritjes së Aktakuzës dhe Fillimit të Hetimeve ndaj këtu palës së dëmtuar dhe atë pa u plotësuar kushtet ligjore për fillimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës, i ka shkaktuar dëm këtu palës së dëmtuar përmes dëmtimit të autoritetit të palës së dëmtuar, shkaktimit të frikës, shkaktimit të dhembjes shpirtërore dhe shkaktimit të shpenzimeve për përfaqësim përmes avokatit të specializuar në çështje penale.

Fillimin e Hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës, të dyshuarit e kanë bërë me qëllim që palës së dëmtuar dhe autorit të këtij kallëzimi penal, Prof. Dr. Enver Hasani, t’i shkaktohet dëm, duke e ditur se veprimet e tyre janë në kundërshtim me rregullat e Kodi të Procedurës Penale të Kosovës, për fillimin dhe vazhdimin e hetimeve.

17.  Prokurorët kanë përgjegjësi që funksionet e veta të i ushtroj në mënyrë të paanshme, të bëjnë trajtim të barabartë, objektiv, pa paragjykim të  te gjitha palëve të përfshira në procedurë penale, gjatë hetimit prokurori, ka për detyrim që të zbatoj ligjin dhe analizoj të gjitha provat, përfshirë, ato prova që i shkojnë në dëm dhe dobi të palës së pandehur, por, mbi të gjitha të caktoj dhe vazhdoj ndjekjen  penale kur të plotësohen kushtet e përcaktuar me Kod dhe Ligje të tjera, me kusht që të sigurohet trajtim jo arbitrar i qytetarëve në procedurë penale, ne rastin konkret përgjegjësia për veprimet e Prokurorëve të RKS bie mbi Republikën e Kosovës, si person juridik që garanton respektimin e lirive dhe të drejtave të individit sipas kapitullit të dytë të Kushtetutës së Kosovës dhe institucionet e specializuara që janë të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë që mbikçurin punën e prokurorëve si Këshilli Prokuroria i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit.

18. Kjo maskaradë e quajtur “proces penal” ndaj Prof. Dr. Enver Hasanit, fillin e ka në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e ngritur nga Laura Pula dhe Shyqri Syla të cilët kishin kontestuar kushtetutshmërinë e procesit të nominimit nga KSHPK për Kryeprokuror të Shtetit Aleksandër Lumezi, dhe me aktgjykimin  KI 99/14 dhe KI 100/14 e kishte anuluar vendimin e KSHPK duke e rikthyer procesin në fillim, kjo argumentohet me faktet që do të paraqiten shkurtimisht në vijim.

18.1. Tri ditë pasi që Aleksandar Lumezi ishte dekretuar për Kryeprokuror të Shtetit, e dyshuara Drita Peci Hajdari, për rastin e ashtuquajtur “Rektorat”, për përkthimin e librave nga ISN, i kishte zgjeruar hetimet edhe në raport me Prof. Dr. Enver Hasanin, pa zhvilluar asnjë veprim procedural. Hetimet në këtë çështje i kishte zhvilluar Prokurori i Eulexit dhe askund nuk përmendej emri i Prof. Dr. Enver Hasanit, ngase askush nuk implikonte në asnjë mënyrë në këtë veprim të paligjshëm, përpos që atë kohë kishte qenë rektor, ndërsa kur të dyshuarit Albert Rakipi i ishte bërë  pagesa e “paligjshme“ ai tanimë ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe pa asnjë provë shtesë për këtë rast kishte ngritur aktakuzën e lartë përshkruar.

18.2. Kjo “prokurore” (Drita Peci Hajdari), duke zhvilluar presion permanent ndaj anëtarëve të trupit gjykues, kishte arritur që dy nga ata, të votojnë pro shpalljes fajtor të Prof. Dr. Enver Hasanit, pa ekzistuar asnjë indice se për prova as që bëhet fjalë, të cilin aktgjykimi i pandehuri e sfidoi në Gjykatën e Apelit, e cila Gjykatë e miratoi ankesën dhe të pandehurin e liroi nga akuza.

18.3. E dyshuara Sevdije Morina, përkundër faktit se ndaj  aktgjykimit të shkallës së parë, prokuroria kishte paraqitur ankesë vetëm për vendimin për dënimin (nuk kishte gjetur asnjë shkelje procedurale dhe ligjore), kur Gjykata e Apelit e ndryshon atë dhe ish  të pandehurin Enver Hasani e liron nga akuza, ajo tani më me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, e atakon aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ishin pajtuar në tërësi pos vendimit për dënimin, edhe për shkelje procedurale ligjore dhe për fakte, dhe haptas e tregon qëllim e tyre se target ka qenë  Enver Hasani (jo abuzuesit eventual) kur ajo shprehet kështu: “[...] Hakif Veliu s’ka pas arsye ta ndryshoj kontratën nga fjala në karaktere por interes ka pas Enver Hasani”!. Shtrohet pyetja themelore: pse, atëherë, kanë ngritur aktakuzë ndaj Hakif Veliut???!!! Përgjigja në këtë pyetje nuk nevojitet sepse vetë konstatimi i dëshpëruar i prokurores Sevdije Morina, tanmë e dyshuar, vetvetiu tregon se ky grup kriminal qëllimin e vet kishte të qartë: ta dëmtoj në çdo aspekt autorin e këtij kallëzimi penal, Prof. Dr. Enver Hasani.

18.4. I dyshuari Blerim Isufaj, për rastin Lumezi të vendosur në Gjykatën Kushtetuese, ngritë aktakuzë vetëm ndaj Enver Hasanit, por jo edhe për tetë anëtarët tjerë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë marr pjesë në vendimmarrjen.Vendimi kishte qenë njëzëri - asnjë votë kundër: kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka vetëm një votë,  dhe pa votën e të tjerëve nuk do mund të merrej vendimi. Si është e mundur për votën e vet ai të akuzohet, por jo edhe 8 anëtarë tjerë të trupit gjykues[1]. Kjo është një dëshmi e pakontestueshme se ky grup kriminal donte me çdo kusht ta komprometoj autorin e këtij kallëzimi penal, duke abuzuar në mënyrë flagrante me detyrën zyrtare.

18.5. Sipas nenit 20 [Vendimet], paragrafi 3, i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës përcaktohet se "[...] përfundimet e arritura nga shumica e gjyqtareve përcaktojnë vendimin e gjykatës." Si i tillë, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në procedurën e vendimmarrjes është thjesht një nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me një votë. Në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 11 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ai vetëm koordinon veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese dhe punën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese; thirrjen dhe kryesimin e seancave të Gjykatës Kushtetuese; përfaqëson Gjykatën Kushtetuese; nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese; kryen detyra të tjera të përcaktuara në këtë ligj ose në rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese.

18.6. I dyshuari Blerim Isufaj, për rastin e vlerësimit të kushtetutshmërisë për mandatin e vazhduar për gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke abuzuar haptas me detyrën zyrtare dhe i shtyrë nga Aleksandar Lumezi, fillimisht hetimet i fillon ndaj të dyshuarve: Enver Hasani dhe Arta Rama, edhe pse ata kishin marr një vendin në kuadër të mandatit të tyre, dhe për këto vendime i mbronte imuniteti funksional[2], edhe sikur të kishte dyshimi të arsyeshëm për abuzim (edhe pse nuk bëhej fjalë  për kurfar abuzimi), ndërsa ai e dinte për këtë pengesë. Në fazën e akuzimit tërhiqet nga e dyshuara Arta Rama (e cila ishte zgjedhur Kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe mandati i ish Kryetarit Prof. Dr. Enver Hasani kishte përfunduar), ndërsa e akuzon vetëm Enver Hasanin.

18.7. Në lidhje me Arta Rama, duhet të rikujtohet që ajo vetë më 15 dhjetor 2015 para Prokurorit Blerim Isufaj ka deklaruar se ajo ishte ajo që të gjitha informatat i ka përpiluar në Aktvendimin për Papranueshmëri dhe më tej ka deklaruar se "[...] i tërë përmbajtja e vendimit KO 155/14 është e vërtetë [...]. (Shihni Procesverbalin për marrjen e deklaratës së të akuzuarit Arta Rama-Hajrizi, PPS, Nr. 18/2015, datë 15 Dhjetor 2015, ora 17:30)

18.8. Si mund ajo të lirohet dhe aktakuza të fillojë vetëm ndaj ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese pas një deklarate të tillë?!

18.9.  Më datën 13 janar 2016 Blerim Isufaj ka ngritur aktakuzën PPS.nr.18/2015 dhe më 14 janar 2016 është zgjedh menjehere Kryesues i Keshillit Prokurorial, që do të thotë pasi qe e ka ngrit aktakuzen ka marr shpërblimin.

18.10. Si  është e mundur ajo, pra Arta Rama, e cila ka përpiluar aktvendimin-gjyqtari referues (raportues), të mos akuzohej, ndërsa të akuzohej kryetari i Gjykatës Kushtetuese, që vetëm ka përmbush një detyrim ligjor, për nënshkrimin e një vendimi gjyqësor, edhe pse në rastin konkret nuk bëhej fjalë për asnjë shkelje as nga ana e gjyqtares referuese (raportuese) e aq më pak nga ana e kryetarit, dhe kjo u dëshmua me vendimin e Gjykatës së Apelit, i konfirmuar fuqishëm edhe nga Gjykata Supreme. Kjo e fundit gjeti se ka qenë fjala për një proceudrë arbitrare dhe të kundërligjshme të ndjekur me qëllime përsekutimi të autorit të këtij kallëzimi penal.

18.11. Kjo tregon pa asnjë mëdyshje se Enver Hasani ishte caku i këtij grupi kriminal që me çdo kusht ai të kompremitohet edhe duke abuzuar me detyrën zyrtare.  THEKSOJMË KËTU FUQISHËM SE HETIMET KUNDËR AUTORIT TË KËTIJ KALLXIMI PËR KËTË RAST DHE PËR RASTIN E A.Q. TË REKTORATIT (PËRKTHIMI I LIBRAVE) KA NISUR MË DATËN E NJËJËT, MË 14 PRILL 2015 (NË RASTIN E “REKTORATIT” AKUZËN E KA NGRITUR DRITA HAJDARI PECI, KURSE NË RASTIN QË ËSHTË OBJEKT I KËTIJ KALLËZIMI PENAL AKUZËN E KA NGRITUR I DYSHUARI BLERIM ISUFAJ). PRA QARTË SHIHET SE BËHET FJALË PËR NJË GRUP TË ORGANIZUAR  KRIMINAL DHE QË ËSHTË I NJËJËT NË DY RASTET E NISURA DITËN E NJËJËT

18.12. Lidhur më këtë çështje Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me vendimin e kontestuar për vazhdimin e mandatit të Gjyqtarëve Ndërkombëtar kishte marrë aktvendim dhe e kishte hedhur aktakuzën për shkak të imunitetit dhe mungesë provash, e dyshuara Drita Peci Hajdari e shtyrë nga Aleksandar Lumezi dhe me qëllim që t’i hakmerret Enver Hasanit për një vendim kundër tij e kishte apleuar vendimin e gjykatës themelore, edhe pse e dinte se asnjë veprim procedural nuk mund të ndërmerret ngase ai kishte imunitetit, ishte thirre në imunitet dhe nuk ishte vendosur për këtë çështje.

18.13. Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilën ishte ndryshuar aktvendimi i shkallës së parë dhe i pandehuri ishte hedhur akuza për arsye të njëjta, e dyshuara Sevdije Morina e shtyrë nga Aleksandar Lumezi, dhe me qëllim që t’i hakmerret Enver Hasanit për një vendim kundër tij, kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, ndaj këtij vendimi, edhe pse e dinte se asnjë veprim procedural nuk mund të ndërmerret ngase ai kishte imunitetit, të cilën kërkesë Gjykata Supreme e kishte refuzuar duke theksuar se ndaj të pandehurit në asnjë mënyrë nuk ka mundur të fillohet, të vazhdohet e as të ndërmerret asnjë veprim procedural, për shkak të imunitetit, gjithashtu Gjykata Supreme ka theksuar se akuzua ka qenë pa asnjë mbështetje ligjore, dhe ndaj të pandehurit nuk janë plotësuar kushtet ligjore as për fillimin e hetimit e në asnjë mënyrë për të ngritur aktakuzë edhe sikur mos të kishte imunitet.

18.14. Kështu është cilësuar nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme sepse:

Vendimin nuk e përpilon kryetari i Gjykatës por gjyqtari referuese/raportues i çështjes, edhe pse edhe referuesi/raportuesi nuk ka bërë asnjë lëshim ligjorë, por e ka përpiluar krejtësisht në mbështetje me ligjin dhe me rregullat e brendshme të Gjykatës Kushtetuese siç është vërtetuar edhe me Vendimin administrativ të Gjykatës Kushtetuese të 16 marsit 2015 dhe Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese KO 22/15 të datës 30 prill 2015.

Sipas Rregullores së brendshme të Gjykatës Kushtetuese kur konsiderohet se për shkaqe procedurale kërkesa është e papranueshme, ajo i dërgohet të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe nëse ata nuk kanë kundërshtime, konsiderohet se janë pajtuar dhe çështja vendoset pa seancë të kolegjit, me ç’rast të gjithë emrat e gjyqtarëve shënohen në vendim, kështu është vepruar në të gjitha situata e ngjashme por edhe me rastin e kësaj kërkese që tani po kontestohet. Kjo procedurë është konfirmuar me Vendimin administrativ të Gjykatës Kushtetuese të 16 marsit 2015 dhe Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese KO 22/15 të datës 30 prill 2015 si dhe Aktvendimi KI 48/14 dhe KI 49/14 të datës 26 prill 2016.

Përjashtimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për dallim nga përjashtimin e gjyqtarëve të gjykatave të rregullta ku Kryetari i Gjykatës së rregullt merr vendim për përjashtimin e një gjyqtari, e bënë trupi gjykues në përbërje të plotë dhe jo Kryetari, dhe derisa gjyqtari  me vendim formal nga gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk është përjashtuar nga çështja, ai nuk konsiderohet i përjashtuar (ai nuk mund ta përjashton vetveten, për ndryshe secili gjyqtar do gjente një arsye dhe do thonte unë s’dua të marr pjesë në këtë çështje....??! ), shih Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese KO 22/15 të datës 30 prill 2015 si dhe Aktvendimi KI 48/14 dhe KI 49/14 të datës 26 prill 2016.

18.15. Për me tepër sipas Kushtetutës të Republikës së Kosovës, ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillohet asnjë procedurë penale apo padi civile për punën e tij në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka ushtruar një mandat të tij në plotni me ligjin dhe kushtetutën, ngase vendimi i cili tani ati po i faturohet si i “kriminalizuar” është vendim që bie në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese dhe në të gjitha dimenzionet është në frymën e ligjit dhe Kushtetutës. Nëse dyshohet që gjyqtari-kryetari me rastin e marrjes së ndonjë vendimi në kuadër të kompetencave të t’ia kushtetuese ka abuzuar me detyrën, së pari duhet të zhvishet nga imuniteti që i garanton kushtetuta e pastaj të procedohet penalisht nëse eventualisht organi kompetent konsideron se duhet t’i merret imuniteti për tu sqaruar situata. Çdo inicim penal jashtë këtyre procedurave është abuzim i qartë i detyrës zyrtare nga organi i akuzës, për ti shkaktuar dëm ish kryetarit.

18.16. Nëse ndaj gjyqtarit mund të iniciohet procedurë penale çdo herë kur organi i akuzës çmon se bëhet fjalë për abuzim me detyrën (pa ia marr fare imunitetitn), atëherë çfarë logjike ka norma kushtetuese e cila në mënyrë eksplicite thotë se ndaj gjyqtarit nuk mund të fillohet procedurë penale për vendimin e marr. S’do e mbronte imuniteti sikur gjyqtari do kryente ndonjë vepre penale jashtë mandati të tij kushtetuese (vrasje, vjedhje, falsifikime (ka falsifiku vizën, pashaportën) etj)., ngase bëhet fjalë për imunitet funksional-relativ (jo absolut), mirëpo në rastin konkret nuk ndodhemi para një situate të tillë, dhe në asnjë mënyrë ndaj tij nuk ka mundur të fillohet procedurë penale pa ia marr imunitetin.

18. 17. Imuniteti funksional është pjesë përbërse e konceptit të pavarësisë gjyqësore që është mishëruar në nenin 31 të Kushtetutës dhe neni 6 të Konventës Evropiane për Drejtat e Njeriut dhe që duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet duke përfshirë edhe prokurorinë edhe gjyqësorinë e rregullt. Pavarësia, paanshmëria, integriteti dhe profesionalizmi janë vlera thelbësore të gjyqësorit dhe në mënyrë që të mbrohen këto vlera thelbësore ekziston imuniteti funksional dhe mbrojta ndaj ndikimit të jashtëm dhe të brendshëm gjatë procedurës së vendimmarrjes. Prandaj, pragu për përgjegjësi penale është shumë i lartë dhe ekziston vetëm nëse ekziston keqdashja dhe neglizhence e madhe kur gjyqtari vepron në kundërshtim me praktikën gjyqësore që është vendosur.

18.18. Gjithashtu, në mënyrë që të mbrohet pavarësia gjyqësore dhe të respektohet parimi i sundimit të ligjit janë përcaktuar procedurat të qarta që prokurori duhet ti ndjek kur do të heton një person me imunitet funksional, dmth. prokuroria duhet së pari të inicioi procedurën për hjekjen e imunitetit funksional para se të ndërmarr veprime ligjore. Kështu mbrohet edhe pavarësia gjyqësore nga prokuroria që dëshiron të ushtroj ndikim të jashtëm duke kërcënuar gjyqtarin me ndjekje penale. Shkelje ndaj këtyre parime të njohura ndërkombëtarisht do të krijon një efekt trishtues tek gjyqësori dhe pavarësia gjyqësore e cila është mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumente ndërkombëtare do të jenë iluzore dhe pa efekt.

18.19. Sa i përketë çështja e imunitetit diplomatik të gjyqtarit Robert Karollajn është e qartë nga shkresa e Misionit të EULEX-it në Kosovë se sa i përket imunitetit të stafit të tij, gjyqtarit Robert Karollajn ata, pra EULEX-i, mund ta shqyrtojnë mundësinë e hejqes së imunitetit diplomatik, por vetëm nëse një kërkesë për atë qëllim paraqitet nga organi i autorizuar ligjor, përkatësisht nga Kryeprokurori i Shtetit. Kështu gjyqtari Robert Karollajn pasi që nuk është ndjek procedura për hjekjen e imunitetit të tij ai nuk ka mundur mu marr si dëshmitarë nga Prokuroria sepse për ndryshe do të shkelet Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Imunitetet dhe Privilegjet e datës 13 shkurt 1946.

18.20. Nga çka u tha më sipër, në rastin KO 155/2015, të cilit rast i referohet edhe Prokuroria Speciale në Aktakuzë, në tërësi është zbatuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është zbatuar ligji i vecantë mbi Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullorja e Brendshme mbi Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Andaj ky rast, nuk mund të cilësohet si rast “sui generis” për t’u mbështetë dhe pranuar përgjegjësia penale ashtu sic pretendohet në aktet e Prokurorisë Speciale.

18.21. Nga arsyet e arsyetuara më sipër haptas rezulton se bëhet fjalë për një veprim të koordinuar kriminal, në mes të Kryeprokurorit të Shtetit dhe vartësve të tij, të kallëzuar si më sipër, dhe se  veprimet e tyre abuzive kanë qenë mirë të planifikuara, të organizuara dhe të koordinuar nga ky grup kriminal i prirë nga Aleksandar Lumezi,  me qëllim që ai të t’i hakmerret Prof. Dr. Enver Hasani, për një vendim që kishte marr Gjykata Kushtetuese, me ç’rast procesin e nominimit të tij e kishte vlerësuar me mungesa  kushtetuese.

Prishtinë, më 23 Tetor 2018

Kallëzuesi: Prof. Dr. Enver Hasani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat