Avdullah Hoti takohet me Shefen e Misionit për Kosovën pranë FMN-së

Aktuale

Avdullah Hoti takohet me Shefen e Misionit për Kosovën pranë FMN-së

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:09
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim znj. Stephanie Eble, Shefe e Misionit për Kosovën pranë FMN-së. Gjatë takimit z. Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar përzhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Po ashtu, temë bisede ishte edhe stabiliteti fiskali vendit si dhe Buxheti për vitin 2019. Me këtë rast z. Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale. Hoti gjithashtu siguroi znj. Eble se si Grup Parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës.

Ndërsa, shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Z. Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë posaçërisht karshi Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat