Hoti: LDK do të kujdeset për stabilitetin financiar të Kosovës

Aktuale

Hoti: LDK do të kujdeset për stabilitetin financiar të Kosovës

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:21
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Stephanie Eble, shefe e Misionit për Kosovën pranë FMN-së.

Siç thuhet në një komunikatë për media të LDK-së gjatë takimit   Hoti, informoi përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend.

“Po ashtu, temë bisede ishte edhe stabiliteti fiskal i vendit si dhe Buxheti për vitin 2019. Me këtë rast Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale. Hoti gjithashtu siguroi Eble se si Grup Parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ndërsa, shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble e vlerësoi lart përkushtimin e  Hotit së bashku me anëtarët  tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë posaçërisht karshi Fondit Monetar Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat