Hoxha kërkon nga Sholtes dhe Kukan përshpejtim të liberalizimit të vizave

Aktuale

Hoxha kërkon nga Sholtes dhe Kukan përshpejtim të liberalizimit të vizave

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:55
Foto

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, Igor Sholtes, Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, dhe Eduard Kukan, eurodeputet nga Sllovakia, kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbi si dhe përfaqësues i Grupit të partive të djathta, PPE, për Ballkanin Perëndimor.

Siç thuhet në një komunikatë për media nga Ministria e Integrimeve Hoxha ka diskutuar me ta dhe ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave.

"Kosova dhe qytetarët e saj, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, duke mbetur si i vetmi vend në rajon që nuk gëzon regjimin pa viza me vendet e zonës së Shengenit. Lëvizja e lirë do të rritë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë”, thuhet të ketë thënë ministrja Hoxha.

Sipas saj Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tani është radha e BE-së dhe shteteve anëtare që të kryejnë pjesën e vet të punës,

“Ne kemi treguar rezultate, kemi vepruar sipas udhërrëfyesit, BE-ja duhet të veprojë tani pa humbur kohë dhe të mundësojë lëvizjen e lirë për qytetaret tanë”, citon komunikata ministren Hoxha.

Në komunikatë thuhet se Sholtes ka inkurajuar punën e ministres Hoxha dhe të Kosovës në tërësi, duke theksuar se shpreson që procedurat e mbetura për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, e që janë në nivel të BE-së, do të kryhen brenda afateve.

“Shpresoj që shtetet anëtare do të ndjekin shembullin e Parlamentit Evropian dhe do t’i japin dritën e gjelbër regjimit pa viza sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa Kukan ka theksuar se Ballkani Perëndimor është brenda strategjisë dhe planit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ne do të bëjmë punën tonë për këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat