Kjo është rroga që Gani Thaçi merrte si drejtor i Byrosë së Sigurimeve

Aktuale

Kjo është rroga që Gani Thaçi merrte si drejtor i Byrosë së Sigurimeve

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Në mars të vitit 2012 Gani Thaçi ishte emëruar Drejtor në Byronë Kosovare të Sigurimeve, pasi që ishte përzgjedhur përmes një konkursi publik.

Në garë ishte edhe një kandidat që kishte përvojë menaxhuese më shumë se sa Thaçi por ishte refuzuar pasi kishte ndërruar shpesh vendet e punës në të kaluarën e tij.

Ishte konfirmuar se paga e drejtorit ekzekutiv ishte rreth 4 mijë euro.

Diku një javë pas emërimit, Thaçi kishte dhënë dorëheqje duke thënë se këtë po e bënte për shkaqe personale. Pas dorëheqjes, ai u rikthye si zëvendësdrejtor i BKS-së e cila u themelua më 1 gusht të vitit 2011.

Paga e zv/drejtorit ishte rreth 3 mijë e 500 euro, shkruante Gazeta JNK.

Ky institucion zëvendëson Shoqatën e Kompanive të Sigurimeve, një organizatë që përfaqësonte industrinë e sigurimeve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat