Mbi 2 milionë euro shpenzime në vit në UP për honorarët shtesë

Aktuale

Mbi 2 milionë euro shpenzime në vit në UP për honorarët shtesë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:31
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

(E plotësuar) - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, me rastin e publikimit të analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP, ka bërë të ditur se mbi dy milionë euro shpenzohen në vit në UP për honorarët shtesë dhe rreth një milionë euro për bashkëpunëtorë të jashtëm.

Autori i kësaj analize, Rron Gjinovci thotë se shpenzimet që bëhen në fakultete janë marramendëse.

Gjinovci: Mbi 2 milionë euro UP ka shpenzuar në vit për honorarë shtesë

“Për pagesat e mbinormave për vitin 2017-2018, sipas llogaritjeve tona për semestrin dimëror UP i ka harxhuar 1 milion e 200 euro, ndërkohë për bashkëpunëtor të jashtëm 557 mijë euro. Për pagesat mbi norma është fjala për stafin ekzistues të planifikuara 2017-2018 semestrin veror i ka harxhuar 1 milion e 100 mijë euro, ndërsa për bashkëpunëtorë të jashtëm 479 mijë euro që i bien se për vitin akademik 2017-2018 ka shpenzuar 2, 3 milionë euro për mbi norma, honorarë shtesë për stafin ekzistues dhe rreth një milion euro për bashkëpunëtorë të jashtëm”, tha Gjinovci.

Sipas Gjinovcit, statuti nuk lejon që asistentët të ligjërojnë, ndërsa janë 828 lëndë të cilat ligjërohen nga këta të fundit, derisa 76 prej këtyre asistentëve kanë gradën vetëm të masterit.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se bizneset kanë për qëllim minimalizmin e kostos dhe maksimalizimin e fitimeve.

Bytyqi: UP nuk duhet të ketë synim vetëm fitimin

“Unë konsideroj që edhe universitetet duhet ta kenë një gjë të tillë, por, jo maksimalizimin e fitimeve, duhet ta kenë maksimalizimin e ngritjes së cilësisë në universitete. Dhe po ta kemi në këtë bazë, në këtë synim, mendoj që janë gjëra që ja vlejnë t’i analizojmë dhe t’i diskutojmë”, tha Bytyqi.

Ndërsa, Ardiana Bunjaku nga Këshilli drejtues i UP-së, tha se kanë mungesë të stafit akademik, për shkak se një profesor ligjëron shumë lëndë, edhe pse nuk janë lëmi e tij.

Bunjaku: Nuk ka staf të mjaftueshëm akademik në UP

"Shumë profesorë për të zhvilluar ndoshta jo vetëm në universitetet publike, por edhe tjera, iu ka lejuar për një periudhë kohore të jenë të angazhuar edhe në universitetet  tjera publike. Kjo shkakton një mungesë të stafit akademik të brendshëm për të zhvilluar shkencë”, tha Bunjaku.

Ndryshe, sipas analizës së ORCA, shpenzimet më të mëdha brenda UP-së bëhen në Fakultetin e Mjekësisë 623 mijë euro, ndërsa Fakulteti i Shkencave Sportive, ka më së paku shpenzime, rreth 50 mijë euro në vit.

***

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, me rastin e publikimit të analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP, ka bërë të ditur se mbi dy milionë euro shpenzohen në vit në UP për honorarët shtesë dhe rreth një milionë euro për bashkëpunëtorë të jashtëm.

Sipas Rron Gjinovcit, statusi nuk lejon që ligjëratat të mbahen nga asistentët, por kjo ndodh shumë shpesh, e më pas shpenzimet janë marramendëse.

"Universiteti i Prishtinës ka shpenzuar 2 milionë e 332 mijë euro për honorar shtesë dhe rreth 1 milionë euro për bashkëpunëtorë të jashtëm. Shpenzimet më të mëdha janë bërë në Fakultetin e Mjekësisë me 143 mijë euro. Ndërsa, më të vogla në Fakultetin e Sporteve me 43 mijë euro", tha ai.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se gjashtë orë duhet të jenë mësimdhënie, e jo më pastaj mësimdhënësit ta keqpërdorin këtë pjesë të kalojnë normën dhe të kenë më shumë fitime.

"Mendoj që jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë në të gjitha institucionet, e jo të thirremi në atë se ne e bëjmë punën mirë vetëm atëherë kur mbikëqyremi. Ne të gjithë jemi të interesuar që të kemi një universitet më të mirë se kaq", tha Bytyqi.

Ndërsa, Ardiana Binaku nga Këshilli drejtues i UP-së, tha se ka mungesë të stafit administrativ.

"Shumë profesorëve u është mundësuar të angazhohen në fakultete tjera, si pasojë e mungesë së stafit të brendshëm. Po ashtu, nuk ka vlerësim të stafit akademik dhe planifikim individual vjetor për secilin profesor, se ku ka arrit dhe çfarë bëjnë", tha Binaku.

Ajo ka shtuar se një profesor i UP-së ligjëron shumë lëndë, ku më pas efikasiteti nuk është i duhur, duke ditur se nuk është lëmi e atij profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat