“Ibrahim Rugovën më parë do ta vrisnin njerëzit e LDK-së, se sa Albin Kurti”

Aktuale

“Ibrahim Rugovën më parë do ta vrisnin njerëzit e LDK-së, se sa Albin Kurti”

Nga: D.RR Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:42
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Ish mjeku i luftës, Liri Loshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se, LDK-ja asnjëherë nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, nëse kjo e fundit nuk tërhiqet nga qëndrimet ndaj ish presidentit Rugova.

Loshi mendon se Rugova do ta falte Kurtin dhe se, Rugovën më parë do ta vrisnin njerëzit e LDK-së, sesa Albin Kurti. Kjo sipas Loshit për arsye se, LDK-ja ngjan si një mal i madh dhe jo fort i kontrolluar.

Postimi i plotë:

Ata që flasin me Ibrahim Rugovën të varri i tij, është mirë ta pyesin se çfarë mendon ai për koalcionin me Albinin. Pse pikërisht Lutfi Haziri të flasë në emër të Rugovës? Nuk ka nevojë që të gjallët të vihen në siklet për shkak të të vdekurve. Ish presidenti Rugova ka falur shumë njerëz dhe shumë gabime. Ka mundësi që do ta falte edhe Albin Kurtin për hir të atdheut e për iant të Hashim Thaçit! Sepse, Rugova edhe kur falte inatin e mbante!

Nëse Albini e ka quajtur Rugovën si kryetradhëtar të Kosovës, ai asnjëherë nuk ka provuar ta vrasë atë. Nuk po dua ta fajësoj askend për atentatin që iu pat bërë Rugovës, sepse nuk e di ndonjë të dyshuar, por nuk besoj se ka ndonjë i marrë që ndonjëherë ka dyshuar në Albin Kurtin. Sikur ta kish bërë atë, as unë nuk do t’ia falja. Ibrahim Rugovën më parë do ta vrisnin njerëzit e LDK-së, se Albin Kurti. Sepse, LDK-ja disi i ngjan një mali të madh dhe jo fort të kontrolluar. Vetëvendosja i ngjan një mali të vogël dhe mirë të kontrolluar! Tash mos thuani se unë aludova në njerëzit e LDK-së, sepse nuk e bëra këtë.

Image

Tash, për një fjalë goje e paska Luta? Këto deklaratat për tradhëti për oponentët poltitikë janë shumë më të shpeshta se hallvet e “neteve të medhaja”. Në botën shqiptare nuk kemi asnjë lider partiak që ndonjë parti tjetër nuk e ka quajtur tradhëtar! Berisha, Nano, Rama, Basha, Rugova, Sejdiu, Mustafa, Thaçi, Veseli, Haradinaj, Kurti, A. Ahmeti, M. Thaçi... krejt këta janë quajur tradhëtarë. Tani e kemi problem ta gjejmë tradhëtarin e vërtetë, sepse të gjithë këta i kemi quajtur me të njëjtin emër, me epitetin e tradhëtarit! Edhe unë që po shkruaj këtë tekst mund të jem një tradhëtar! Edhe ti që po e lexon mund të jesh një tradhëtar!

- Motër a ma mban pak djepin?
- Po, pse çfarë do të bësh?
- Dua t’i them lavire kësaj gruas sa nuk më ka thënë!

Këta jemi ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat