Hoti i reagon Thaçit pas arrogancës ndaj Beyer, thotë se LDK dhe CDU janë “motra”

Aktuale

Hoti i reagon Thaçit pas arrogancës ndaj Beyer, thotë se LDK dhe CDU janë “motra”

Nga: D.RR Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:22
Avduall Hoti dhe Hashim Thaçi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avduall Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për deputetin e Bundestagut nga partia e Kancelares Merkel, Peter Beyer, ku partinë e tij, CDU, e ka quajtur si motër të LDK-së.

Hoti ka thënë se është mosmirënjohje të diskutosh me arrogancë me këtë diplomat, duke aluduar në Thaçin.

Postimi i plotë:

Deputeti i Bundestagut nga partia e Kancelares Merkel, qe eshte pergjegjes per regjionin ne kuader te CDU-se, e thote qarte ne Beograd se Serbia e ka kusht Kosoven per integrim ne BE. 
LDK eshte krenare qe eshte parti simoter e CDU-se dhe kishim nderim ta presim te dielen mbrema.
Te diskutosh me arrogance me kete diplomat, sic bene zyrtaret e Kosoves, eshte mosmirenjohje e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat