Thaçi reagon për rastin e vëllait të tij: Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd

Aktuale

Thaçi reagon për rastin e vëllait të tij: Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd

Nga: G.B Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:05
Hashim Thaçi

Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi sot se vëllai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka qenë i përfshirë në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se nuk e arsyeton asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd, derisa ka ftuar organet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat